Mançester Junajtid ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mundur Njukasëllin me rezultatin e thellë 4-1. “Djajtë e kuq” e kanë parë veten shumë shpejt në disavantazh, teksa në minutën e 17, Longstaf i shënoi golin e parë.
Reagimi i Junajtid ka qenë i shpejtë duke barazuar vetëm 7 minuta më vonë falë golit të Marsial. Për të kaluar skuadrën në avantazh, ka menduar Grinvud teksa ka pasur vend edhe për nje gol të Rashford në të parën.
Në pjesën e dytë, sërish Marsial ka gjetur rrugën e rrjetës duke vulosur fitoren e Mançester Junajtidit që vjen vetëm një ditë pas Krishtlindjeve. Dhurata e festave për Solskjaer, ka qenë edhe Pol Pogba që ka luajtur pjesën e dytë për 45 minuta. Ai u rikthye pak ditë më parë kundër Uatfordit teksa zhvilloi 26 minuta.
