Pak para mbledhjes së lajmëruar të grupit parlamentar të LSI-së, pjesa më e madhe e deputetëve të saj ka reaguar në Facebook, lidhur me qëndrimin që mbajnë për djegien e mandateve.
Duket se LSI do të jetë pro djegies së mandateve megjithëse pak dyshime lë statusi i Kejdi Mehmetaj. “Mandatet nuk janë të deputetëve por të qytetarëve. Ata folën qartë e fortë ditën e shtunë”, shkruan deputetja e LSI-së.
I pari që ka reaguar është deputeti i LSI-së, i Lezhës, Viktor Tushaj: “Ky Kuvend, i marrë peng nga krimi i organizuar nuk është më vendi i kuvendimit. Arroganca e maxhorancës kriminale po fundos vendin”.
ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha thotë se Konsensusi i vetëm i opozitës është të djegë qeverinë e dalë nëpërmjet zgjedhjeve të inkriminuara dhe vjedhjes së votës. “Shqiptarët meritojnë rikthimin e demokracisë së munguar”, thotë Gjosha.
Floida Kërpaçi shkruan “Ç’vlerë ka mandati kur ai helmon popullin e tij?!”.