Twitter ka bërë të ditur se ka pezulluar në mënyrë të përhershme mijëra llogari false, të përdorur për të propaganduar fushata informative apo manipuluese të opinionit publik për llogari të disa Shteteve.
Llogaritë vijnë kryesisht nga Emiratet Arabe, por dhe nga Egjipti, Arabia Saudite, Spanja, Ekuadori dhe Kina.
Në total Twitter ka fshirë nga mikroblogu 4.248 llogari operative vetëm nga Emiratet e të drejtuara nga Katari dhe Jemeni. Argumentet e këtyre llogarive flisni npër një luftë civile në Jemen e grupit të armatosur shiit, Huthi.
273 llogari të tjera sërish përdoreshin nga Emiratet dhe Egjipti për të drejtuar “një operacion informimi ku si target primar ishte Katari”, bashkë me vende të tjera si Irani, për të qarkulluar mesazhe mbështetëse për qeverinë saudite. Gjashtë llogari të tjera ishin të lidhura me aparatin informativ shtetëror të Arabisë Saudite.