Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Manja i përgjigjet Bashës: Shantazhi nuk është argument, s’jemi këtu për të matur muskujt

13:03 / February 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha manja 770x426 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka vijuar replikën me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke i thënë nga foltorja e Kuvendit se nuk është vendi i duhur që ata t’i tregojnë njëri-tjetrit kush janë.

Manja tha se drejtësia vonon, por nuk harron, ndaj dhe është momenti që t’i lihet drejtësisë dhe kohës të drejtojë kush ka të drejtë.

“E para, znj. Tabaku ju mu drejtuat me emër, kështu që mos kërkoni asgjë, as ndjesë, se isha shumë korrekt. E dyta, ti ke ardhur në Dibër, por ke ardhur si Liza në Botën e çudirave. E treta, historitë me kriminelë mos m’i tregoni mua, por njëri-tjetrit, siç keni filluar t’ia tregoni çdo ditë. Mbajini për vete këto, jo për mua. Sa për ju z. Basha, me thënë të drejtën, nuk është vendi t’i tregojmë njëri-tjetrit kush je ti e kush jam unë, se nuk është ky qëllimi pse jemi në politikë. Nuk ke pse ngre zërin, as ke pse bërtet, sepse nuk mendoj se shantazhi, ngritja e zërit dhe e bërtitura janë argumente. Nuk besoj se kjo të bën më të fortë politikisht, apo më të ndershëm. Kam vetëm një fjalë; le ta lëmë drejtësinë të flasë. Këtu jam unë, këtu je ti, këtu do të jemi të gjithë. Sot është momenti të votojmë këto ndryshime kushtetuese që të lëmë drejtësinë të flasë, sepse drejtësia ka filluar të flasë në fakt. Të tjerat le t’ia lëmë drejtësisë dhe kohës. Unë jam ky që jam dhe sigurisht që jam këtu si i votuar, siç janë të gjithë. Kështu që nuk besoj se jemi këtu për të matur muskujt me njëri-tjetrit, kush ka për të larë kusure, le t’i lajë te drejtësia. Kjo është sfida, vota sot për zgjatjen e Vettingut dhe pastaj të shohim përpara”, u shpreh Manja.

Lulzim Basha ulsi manja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.