Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Manjani del në krah të Tahirit: Proces i montuar ndaj ish-ministrit

10:12 / March 27, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nenkryetari i LSI Ylli Manjani duke folur per gazetaret ne hotel Rogner
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë në mbrojtje të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Me një postim në Facebook ai e quan një proces që po fshin të vërtetën, pasi sipas Manjanit, “publikut, më shumë se koka e Sajmirit, i duhet fenomeni që të mos përsëritet….”

Ai shprehet se vijon të ketë bindjen që procesi i montuar ndaj Saimir Tahiri është i gabuar, teksa ka dhe disa pyetje që Prokuroria duhej t’i ishte përgjigjur publikut.

Lexo edhe: Gjykata vendos të mos pushojë çështjen ndaj Tahirit, e kalon për gjykim të shkurtuar

Më poshtë postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Një proces që po fshin të vërtetën.
————-
Vijoj të kem bindjen se proçesi i montuar ndaj Sajmir Tahirit është i gabuar.
Ky proçes dëmton më së pari Sajmirin, linçimi i të cilit i shërben mbajtes në këmbë të grupit që qeveris. Në shpatullat e Tij u vu padrejtësisht edhe përgjegjësi që s’janë të tij… Kështu ndodh kur funksionon Drejtësia Popullore…
Por ç’është më e rënda ku proçes dëmton publikun, interesi i të cilit është të dijë të vërtetën e kanabizimit të vendit (projekti i dytë pas piramidave i kriminalizimit të shoqërisë).
Interesi i publikut kërkon gjithashtu të ketë një shërbim hetimor dhe gjyqsor jo politik që të zbulojë të vërtetën dhe jo të linçojë njerëz për qejfe apo inate politike.
Nga ky këndvështrim, proçesi ndaj Sajmirit është pa dyshim dështim!
Të kuptohemi, unë jam nga ata që kritikova sjelljen e ministrit Tahiri, sepse kanabizimi ndodhi përgjatë kohës së tij. Por proçesi penal ndaj tij pa sqaruar më parë mekanizmin e kanabizimit është i PAPRANUESHËM, jo PROFESIONAL dhe I DEMSHËM për standartet e shoqërisë demokratike.
Më konkretisht, prokuroria e Republikës i kishte borxh publikut të sqaronte:

  1. Si ndodhi që u kanabizua vendi masivisht?
  2. A kishte një projekt, plaformë apo program?
  3. Kush e drejtoi këtë proçes?
  4. Kush ishin kultiviesit?
  5. Kush punoi në plantacionet e hashashit?
  6. Kush e mblidhte Produktin?
  7. Kush dhe si e trafikonte jashtë?
  8. Ç’rol luajti Policia, SHISH etj?
  9. Cila ishte veprimtaria urdhërdhënëse e titullarëve politikë dhe administrativë?
    Vetëm pasi të kishte përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të ndërtonte një proçes të vërtetë penal ndaj personave përgjegjës.
    Një hetim i tillë do huhet të kishte një grup të madh personash në akuzë jo një njeri të vetëm!
    Se nuk ka mundësi që Sajmiri ti ketë bërë të gjitha! Një individ nuk është grup kriminal!!!
    Kërcet shumë llogjika.
    Nuk kam asnjë dyshim që akuza ndaj tij është e pa provueshme dhe pafajsia është gjëja e duhur në këtë kontekst.
    Por pyetjes që ngre publiku si e kush e kanabizoi vendin duke kriminalizur shoqërinë Prokuroria e Republikës ka dështuar ti përgjigjet!
    Duke sulmuar Sajmirin u harrua e vërteta. Ajo që në thelb kriminalizoi vendin dhe e njollosi keqas në perëndim.
    Kjo është e pa pranueshme!
    E poshtër madje!
    Publikut, më shumë se koka e Sajmirit, i duhet fenomeni që të mos përsëritet….

Manjani Tahirit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.