Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Maqedonia e Veriut do të nisë vaksinimin e fëmijëve kundër koronavirusit

21:25 / July 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksinim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbi 1,200 fëmijë të moshës 12-18 vjeç janë paraqitur për vaksinim kundër koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Pas marrjes së terminit, ata do të imunizohen me nga dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë.

Deri të enjten, në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar rreth 450 mijë persona – prej tyre afro 260 mijë me nga dy doza.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar të enjten për 26 raste të reja me koronavirus – gjysma e të cilave janë në Shkup.

Aktualisht, raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 225.

Atje janë konfirmuar dy variante të koronavirusit: Gama – i identifikuar për herë të parë në Brazil – dhe Delta – i identifikuar për herë të parë në Indi.

Delta, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më ngjitëse se variantet e mëparshme dhe është duke shkaktuar rritje të numrit të rasteve në disa vende të botës.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka thënë të enjten se vaksinimi mbetet mënyra e vetme për parandalimin e përhapjes së virusit.

Nga vjeshta, kur mund të ketë valë të re të koronavirusit, në këtë vend do të jenë të mundshme disa kufizime për qytetarët e pavaksinuar.

“Ne nuk mund të aplikojmë vaksinimin e detyrueshëm, nuk është askund në botë. Pra, ne duhet të mendojmë për disa zgjidhje alternative, për shembull pjesëmarrja në ngjarje me frekuentim masiv – qoftë brenda, qoftë jashtë, qoftë në kinema – vetëm me një certifikatë [të vaksinimit] dhe kjo është diçka që mund ta rekomandojmë nga muajt e vjeshtës”, ka thënë Filipçe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, PDK bojkoton: Kushtetuta nuk është pazar politik

11:08 / September 13, 2026

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026

Dy javë pas vdekjes së mbretit Harald V të Norvegjisë, ndërron jetë dhe motra e tij, princesha Astrid

17:18 / September 11, 2026

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.