Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka komentuar në Facebook për procesin e integrimit të vendit, duke u shprehur se Shqipëria po paguan padrejtësisht “për shkak të isntalimit të një qeverisjeje moniste, të kriminalizuar dhe të korruptuar”.
“Maqedonia OK,Shqiperia jo,Hanh dhe Tsipras flasin vetem per Maqedonine. Qeveria dhe kryeministri sakrifikojne hapjen e negociatave per te shtyre disa dite ne karriget e thyera e tyre. Kriza e tmerrshme politike ne Shqiperi ku shkaku i vetem eshte kryeministri kerkon zgjidhje dhe largimi i tij eshte vetem hapi i pare. Shqiperia po paguan padrejtesisht per shkak te instalimit te nje qeverisjeje moniste,te kriminalizuar dhe te korruptuar”, thotë Vasili.
Lexo edhe- Hahn “lë në klasë” Shqipërinë? Ja çfarë thotë për Maqedoninë e Veriut
Ndërsa për ndërkombëtaret thotë se duhet të vënë gishtin në plagë, dhe nuk mjaftojnë vetëm deklaratat e tyre klishe “të cilat na prunë në këtë ditë”.
“Tani europianet po flasin vetem per Maqedonine e Veriut,po Shqiperia ku mbeti? Me pare Shqiperia ishte shume me afer hapjes se negociatave se sa Maqedonia po sot pse mbeti pas saj ? Pse nuk vene gishtin ne plage nderkombetaret? A mjaftojne deklarat klishe te tyre te cilat na prune ne kete dite?”, shkruan Vasili.
Lexo edhe- Kusht Shqipërisë për integrimin? Tsipras: Të mbrohen të drejtat e minoriteteve
