Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Maranaj”, në pranga dhe një tjetër fajdexhi. Ishte në kërkim për…

09:39 / April 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1111 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës bën të ditur se është arrestuar një tjetër persona i shpallur në kërkim si pjesë e grupit të fajdeve, dhe bëhet fjalë për një 23-vjeçar të akuzuar për ”Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Lexo edhe- Si funksiononte rrjeti i fajdexhinjve në Shkodër/ Kush janë të arrestuarit

NJOFTIMI I PLOTE

Vijon operacioni policor i koduar “Maranaj”.

Kapet dhe ndalohet një prej personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit “Maranaj”, të zhvilluar më 14.03.2019, nga Drejtoria e Policisë Vendore Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe me mbështetjen e Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorisë së Forcës Lëvizëse Operacionale në Departamentin e Sigurisë Publike, pas një hetimi proaktiv disamujor, u siguruan prova për 19 të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Ushtrim aktiviteti financiar të palicencuar”, “Shpërdorim detyre”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Moskallëzim krimi”, në kuadër të të cilit u arrestuan 12 persona, si grup i strukturuar kriminal, dhe u shpallën ne kërkim 4 të tjerë, mesditën e djeshme ka rënë në prangat e Policisë një prej katër personave të shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. A., 23 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Ushtrim pa licencë i veprimtarisë bankare, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.