Sikundër kishin paralajmëruar binjakët e njohur të ekranit shqiptar Donald dhe Romeo Veshaj kanë publikuar sot këngën e tyre të re. Projekti i dy vëllezërve mban titullin “Margarita” dhe është fiks siç e kemi pritur. Një këngë verore dhe shumë funny, pasi teksti i saj është i shkruar me nota humori. E sigurisht s’mund të prisnim gjë tjetër pasi për të Donaldi dhe Romeo kanë bashkëpunuar me Getinjon dhe Alban Kondin. Ky i fundit së bashku me Fabian Bashën mbajnë edhe vulën e produksionit dhe vijës melodike.
Ashtu siç kanë treguar edhe në Instagram, një pjesë e klipit është xhiruar në bregdetin e Vlorës, ndërsa dy djemtë janë rrethuar nga femra seksi. Teksa klipi përmban edhe një skenë tjetër kur ata shfaqen në supermarket në sektorin e patatinave për t’ju përshtatur refrenit gjatë të cilit thonë “Ne kërcejmë nëpër makina, bagazhi full me patatina, nga mbrapa i kam nja dy birra dhe vendi parë nja dy pica, margarita.”
Kjo është kënga e dytë e çunave pasi tre vite më parë sollën një projekt muzikor shumë gazmor, të titulluar “Në të SMS”.