Në rrjetet sociale 14 shkurti ka qenë një moment ku na ka treguar anën tjetër të VIP-ave tanë, që duhet thënë në këtë festë, nuk janë kursyer as me deklaratat romantike, por as edhe me dhuratat. Por natyrisht veç dhuratave, nuk kishin sesi mos të na tërhiqte vëmendjen disa poza “hot” në rrjetet sociale. Protagonist këtë herë kanë qenë Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj, Getoar Selimi. Çifti, i cili prej vitesh janë ndër çiftet më të pëlqyera të publikut, duket se këtë ditë kanë zgjedhur ta festojnë me një natë të zjarrtë. Si rrallë herë, ka qenë moderatorja, ajo që ka ndarë imazhet e nxehta në “Instagram”-in e saj. Ndërkohë sa i përket largimit nga ekrani, ajo ka zgjedhur mos të ketë një reagim, duke zgjedhur të shijojë pushimet dhe kohën me familjen, duke e larguar vëmendjen nga ky lajm. Dhe nga Marina Vjollca, kalojmë tek një tjetër Marinë, këtë herë shumë më ekstravagante.
E kemi fjalën për Marina Farën, vajzën e këngëtares Eli Fara, që kur vjen puna për poza sensuale, pak vend i lë imagjinatës. Edhe për të, Shën Valentini ka qenë një moment i mirë për të festuar me partnerin.
Dhe festa më e mirë është padyshim një natë e nxehtë, pranë edhe një vaske me hidromasazh. Vetë vajza e këngëtares, ka publikuar fotot ku ka zbuluar pamjet nudo nga vaska. Kujtojmë që thuajse në të gjitha postimet e saj, Marina shfaqet sensuale, duke u identifikuar tanimë me këtë stil.


