Së fundmi, zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se me mijëra njerëz janë dëtyruar forcërisht të largohen nga Mariupol duke u dërguar në qytete të ndryshme në Rusi.
Sipas Këshillit të qytetit të Mariupolit, Rusia “merrte ilegalisht njerëz” nga rrethi i Livoberezhniy dhe nga një ndërtesë e klubit sportiv që përdorej nga më shumë se një mijë njerëz si strehë nga bombat.
Nga Moska pretendojnë se autobusët që transportonin “refugjatë” nga Mariupol filluan të mbërrinin në Rusi të martën, por nuk i ka adresuar drejtpërdrejt këto pretendime. Tani, janë shfaqur akuza të tjera të kësaj natyre.
Pyotr Andryuschenko u shpreh për “New York Times” se rreth 4,500 civilë u zhvendosën në Taganrog, një qytet port në Rusinë jugperëndimore. Ai pretendon se njerëzit u zhvendosën pa pasaportat e tyre.
Mariupol është përballur me granatime të pamëshirshme nga forcat ruse, të cilat vazhdojnë të rrethojnë portin e Detit të Zi. Dje pati raportime se luftimet ishin zhvendosur në rrugët e qytetit.
Ndërkohë zyrtarët ukrainas vlerësojnë se që prej 24 shkurtit kur nisi pushtimi rus, 2,400 njerëz kanë vdekur në Mariupol.
