Media italiane “IlSole24Ore” ka bërë një investigim të produktit “Made in Italy” ku zbuloi se ndërmarrjet janë të mbushura me punëtorë kinezë, shqiptarë dhe rumunë.
Kontrolli u krye në zonën e Toskanës, ku mesa duket dora artizanale vendase është zëvendësuar tërësisht nga shtetas të huaj të cilët punojnë në kushte të mjeruara për të realizuar produkte luksi të markave më të njohura ndërkombëtare.
Sipas gazetës, Made in Italy ekziston ende por është e realizuar pothuajse ekskluzivisht nga duar aziatike dhe jo vetëm. Në statistikat e publikuara, rezulton që numrin më të madh të punëtorëve nëpër këto kapanone e zëne kinezët, shqiptarët dhe rumunët.
Gjatë kontrollit u konstatuan shkelje të shumta të ligjeve të punës, shëndetit dhe emigracionit. Firmat e njohura si Prada, Burberry dhe Tivoli ndërmorën menjëherë masa pasi ky lajm u bë publik.

