Florian Marku, boksieri shqiptar në një prononcim për Supersport ka zbuluar se Konor MekGregor, personazhi i famshëm i UFC, ka si truproja shqiptarë nga Tropoja. Madje, pasi të mbarojë kjo periudhë e vështirë prej koronavirusit, i kanë mundësuar të stërvitet me të.
Izolimi prej koronavirusit– “Po më ka ndihmuar shumë kjo kohë, pasi kam bërë një operacion në janar dhe kam pasur mundësi të rikuperohem më së miri. Është folur shumë që koronavirusi është mashtrim, por uën vetë kam qenë për 14 ditë i sëmurë, me temperaturë, por më pas kaloi çdo gjë”.
Forma– Po stërvitem me një trajner personal këtu në Londër dhe nga dita në ditë pres të arrij formën më të mirë”.
Rikthimi në ring– “Presim për në korrik, por nuk kemi akoma saktësisht një datë, sepse situata është pak kaotike. Gjithsesi unë jam gati në çdo kohë”.
Konor MekGregor– “Çunat që e ruajnë atë janë shqiptarë nga Tropoja dhe më kanë mundësuar që kur të kalojë kjo situatë, të stërvitem për disa kohë me të për të ndihmuar njëri-tjetrin”.
Khabib Nurmagomedov apo Konor MkGregor- “Të them të drejtën Khabib më lodh, pasi ka armë të fortë vetëm mundjen dhe e lodh shumë kundërshtarin në atë pikë e pastaj e dominon edhe lart, por është më i mirë”, u shpreh Marku.