Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të takohet nesër në Beograd me të dërguarin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për marrëdhëniet me Kosovën.
Sipas mediave të huaja, fokusi i bisedës do të jetë në perspektivat e vazhdimit të dialogut me Prishtinën për të arritur normalizimin e marrëdhënieve.
Vuçiç dhe Lajçak u takuan për herë të fundit me njëri-tjetrin ditët e fundit në Davos gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror.