Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, i ftuar në News 24, foli për raportet me kryeministrin Edi Rama.
Bushati deklaroi se ka pasur debate për tema të ndryshme me shefin e qeverisë për disa tema, por theksoi se këto kanë qenë gjithmonë në funksion të punës.
“Në mbledhjet e punës, më Ramën nuk di të kem pasur ndonjë kriktikë për ndonjë çështje të caktuar, por kjo nuk përjashton debate të zjarrta për një temë të caktuar. Ne humbëm 1 vite e gjysëm për nje temë Marrëdhëniet tona janë normale. Nuk jam sot për sot një nga njerëzit më të afërt, por e ndaj katërçipërisht mendimin me kryetarin se ai ka investuar besim tek unë pasi kryeministri mund t’ia kishte besuar portofolin e ministrisë së jashtme dikujt tjetër. Ky portofol është më i rëndësishëm në qeveri. Kemi pas diskutime normale punë për çështje të ndryshme. Kur kam qenë në pozicionin e ministrit edhe ai ka deklaruar se ka pasur debate mua. Këto kanë qenë tema që unë i kam perceptuar në funksion të punës”-tha ish-ministri Bushati.