Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Marrëveshja, çelet fondi i librit shqiptar në Selanik

17:05 / May 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
q7 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Bibliotekën Qendrore të qytetit të Selanikut në Greqi, u zhvillua ceremonia e inagurimit të fondit të librit shqiptar, një marrëveshje kjo e cilësuar nga të dyja palët si e suksesshme ndërmjet Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Selanik dhe bashkisë  qendrore të këtij qyteti.

Ky projekt i ideuar prej afro dy vitesh ndërmjet Konsullës Pavlina Evro Ylli dhe kryetar i Bashkisë së qytetit të Selanikut, Joani Boutari, u kurorëzua mbrëmjen e djeshme në ambientet e kësaj biblioteke.

Në pasurimin e fondit të kësaj biblioteke iu bashkëngjitën autorët më të spikatur të periudhave të ndryshme letrare si dhe shumë nga shkrimtarë e poetë, që jetojnë në diasporë. Ky eveniment mblodhi emra të shquar nga fusha e artit, intelektualë, përkthyes, dashamirës të librit, deputetë të parlamentit helen si dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Për të nderuar pjesëmarrësit aktori dhe regjisori Arqile Garo së bashku me aktoren Raimonda Aleksi interpretuan në shqip dhe greqisht një mori poezish nga poetët më të njohur të letërsisë shqipe.

Një mbështetje dhe ndihmesë të veçantë në realizimin e këtij evenimenti dhanë zv./Kryetarja e Bashkisë për Kulturën dhe Artin Helen znj. Elli Chrysidou, Presidenti i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, z. Aleksandër Çipa, znj. Elona Agolli nga shtëpia botuese “Dritëro Agolli”, z. Bujar Hudhri nga “Onufri”, si dhe Naim Zoto nga shtëpia botuese “Naimi”.

Në fjalën e saj përmbyllëse znj. Ylli, falënderoi të gjithë ata që mundësuan realizmin e kësaj ideje si dhe uroi çeljen e këndeve të ngjashme në bashki të tjera në Greqinë e veriut dhe pse jo, vepra nga autorë grekë të kenë këndin e tyre pranë bibliotekave më të mëdha të vendit tonë.


  • q4 2
  • q5 1
  • q6 1

selanik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaos në Paris pas eliminimit të Francës nga Botërori, policia arreston 141 persona pas incidenteve në rrugë

13:40 / July 15, 2026

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

09:17 / July 15, 2026

Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur

21:18 / July 14, 2026

Skandali në familjen mbretërore norvegjeze, djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu

21:00 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.