30 mjekë shqiptarë nisen drejt Bergamos për të ndihmuar sadopak shtetin italian i cili “është gjunjëzuar” për shkak të pandemisë nga koronavirusi.
Dhe pse vendi ynë po përballet gjithashtu me virusin vdekjeprurës Corriere bën të ditur se 30 mjekët shqiptarë do të operojnë në të gjithë Bergamon, qyteti i prekur nga koronavirusi.
Dergimi i personelit shendetesor shqiptar atje, sipas medias italiane, eshte rezultat i një bisede që u zhvillua të premten në mes të Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Ministrit të Jashtëm Luigi Di Maio dhe ndjek linjën e solidaritetit dhe ndihmës ndërkombëtare – siç ndodhi tashmë me Kinën dhe Rusine.
Mjekët do të qëndrojnë në Itali për një muaj dhe do të paguhen nga Shqipëria.
Sipas burimeve, Kryeministri Rama tha se “ai nuk mund ta shihte Italinë në atë vështirësi” dhe theksoi dashurine per Italine. “Mjekët po kursejnë jetë dhe tani ne po rizbulojmë vlerën më të rëndësishme që është jeta ”, komentoi Di Maio i cili do të shkojë në aeroport për të mirëpritur mjekët shqiptarë.