Presidenti Ilir Meta thotë se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për opinion ligjor rreth ndryshimeve të bëra nga shumica socialiste në Kodin Zgjedhor, nëse parti të caktuara politike do ta kërkojnë.
“Në rast se do të ketë kërkesë nga subjekte të caktuara, unë mund ta bëj këtë gjë, mund ta bëj, por unë jam shumë i qartë, arsyeja pse nuk kemi marrë vendim përfundimtar për kthimin sepse vendimin politik, si President, është marrë që në momentin kur Partia Popullore Evropiane kërkoi reflektimin e Presidentit për ta kthyer dhe mazhorancës për t’i qëndruar marrëveshjes së 5 qershorit, ka të bëjë vetëm me faktin se ai do të jetë i mirë-argumentuar nga ana kushtetuese, ligjore, me standard të Komisionit të Venecias, Këshillit të Evropës sepse do të ketë kthim të argumentuar dhe kthim që do të ndiqet nga të gjithë partnerët ndërkombëtar,” – tha Meta duke theksuar se “brenda afateve kushtetuese kjo do të ndodhë”-tha Meta