Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marrëveshja e Detit me Greqinë, ish-ministri i PD shpreh hapur pakënaqësitë: Berisha dështoi për këtë arsye

15:45 / August 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mustafaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e djeshme Këshilli i Ambasadorëve i bëri thirrje qeverisë shqiptare të angazhohet për rinisjen e negociatave për Marrëveshjen e Detit me Greqinë. Lidhur me këtë ngjarje kreu i këtij këshilli, Besnik Mustafaj thotë për Report Tv se shqetësimi kryesor është mos interesimi i Ministrisë së Jashtme për këtë çështje. Kritika shpreh edhe për Cakajn.

“Ajo që më shqetëson si ish diplomat dhe si President i Këshillit të Ambasadorëve është që nuk shoh asnjë preokupim nga qeveria aktuale. Ky është një proces që udhëhiqet nga Ministria e Jashtme. Ne jemi një vend që jemi pa ministri të Jashtme de facto. Rama që është në letra ministër nuk kryen detyrat. Cakaj është i paaftë, pa përvojë dhe i papërgjegjshëm për kryerjen e këtyre detyrave”, tha Mustafaj.

Për Kreun e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë vendi ynë i ka kapacitetet e duhura për një ekip dinjitoz në negociatat me Greqinë për Marrëveshjen e Detit.

“Duhet bërë me një ekip të ri. Ekipi i ngritur në 2018 nga qeveria dështoi. Ekipi i Partisë Demokratike që u ngrit në vitin 2008- 2009 që solli një marrëveshje që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese do të thotë që ka dështuar. Shqipëria i ka kapacitet njerëzore për ta bërë por udhëheqja e sotme nuk ka vetëdijen politike”, tha Mustafaj.

Dështimi i Qeverisë Berisha në arritjen e marrëveshjes, vinte së pari nga mungesa e transparencës sipas Besnik Mustafajt. Ndaj ai i kërkon qeverisë aktuale të jetë transparente për çdo negociatë dhe të bashkëpunojë  me Presidentin.

“Transparenca e pamjaftueshme që bëri qeveria Berisha është një nga arsyet e dështimit dhe rrëzimit të marrëveshjes në 2008-2009. Tani duhet të bëhet plotësisht transparencë. Marrëdhënia me Presidentin që do i japë tagrin ekipit të negociatorëve, qeveria duhet të bashkëpunojë me presidentin që mos të gjendemi në situatën e viteve 2017-2018 ku njëri i binte thumbit tjetri patkoit”, tha Mustafaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i “Shqipërisë Sociale” Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

17:38 / August 26, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.