Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Marrëveshja e Ohrit, reagon OKB: Beogradi dhe Prishtina të realizojnë detyrimet e marra

22:22 / March 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
antonio guterres
Berlin, Germany - November 04: Antonio Guterres, High Commissioner for Refugees of UNHCR, attends a press conference in german foreign office on November 04, 2015 in Berlin, Germany. (Photo by Michael Gottschalk/Photothek via Getty Images)
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) në të cilën mëton të anëtarësohet Kosova, ka mirëpritur zhvillimet e fundit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Sekretari Antonio Guterres duke përshëndetur deklaratën e BE-së për marrëveshjen e arritur në Ohër, pret nga palët të realizojnë detyrimet e marra.

“Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, mirëpret deklaratën e fundit nga Bashkimi Evropian për marrëveshjen ndërmjet palëve për zbatimin e Marrëveshjes që çon në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka njoftuar zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Farhan Haq.

Ai tha se është e rëndësishme që tani palët të punojnë me shpejtësi dhe mirëbesim për të realizuar të gjitha detyrimet e përcaktuara në Marrëveshje, për të mirën e të gjithëve.

“Kombet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve që dalin nga dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga BE-ja”, thuhet tutje në reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) cituar nga zëdhënësi Farhan Haq.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), është themeluar pas Luftës së Dytë Botërore me qëllim forcimin e bashkëpunimit midis shteteve të botës, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë. Anëtarësimin e Kosovën në OKB e ka penguar Rusia për shkak të së drejtës së vetos në Këshillin e Sigurimit.

marreveshja oher okb
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.