Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe ministër i Jashtëm ka përshëndetur miratimin e Marrëveshjes së Prespës nga ana e parlamentit grek. Në një postim në Tëitter ai e quan marrëveshjen historike si dhe shpreh vlerësimet për dy liderët, Tsipras dhe Zaev.
“Sërish respekte dhe urime për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev për marrëveshjen e tyre historike dhe dhënien fund të konfliktit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ishte e vështirë dhe do të prodhojë ende politikë të vjetër lokale por është realizuar shumë mirë miqtë e mi”, shkruan Rama ndër të tjera.
