Ministrja e Jashtme Olta Xhçka pa përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke theksuar se dialogu është e vetmja mënyrë për të ecur para.
“Shqipëria mirëpret marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë. Vazhdimi i dialogut është e vetmja mënyrë për të ecur përpara në frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilit Shqipëria është e angazhuar në mënyrë të pakthyeshme në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe”, thotë ajo.
