Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Marrëveshja me Universitetin e Tiranës, Mazniku: Bashkëpunim qeveri-pushtet vendor në fushën kërkimore dhe projekteve inovative

17:02 / May 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 70
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arbjan Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor jep detaje për marrëveshjen me Universitetin e Tiranës për të bashkëpunuar me qeverinë dhe pushtetin vendor në fushën kërkimore dhe projekteve inovative. Po ashtu ministri thekson se bashkitë do të kthehen në agjentë ekonomikë të territorit të tyre si dhe me afrimin e anëtarësimit në BE, do të duhet të zbatojnë 70% të rregullave të Bashkimit Europian. 

Postimi i plotë

Lajm fantastik firmosja e marrëveshjes me Universitetin e Tiranës për të bashkëpunuar me qeverinë dhe pushtetin vendor në fushën kërkimore dhe projekteve inovative.

Falenderoj rektorin Artan Hoxha dhe UT për këtë nismë me përfitim të dyanshëm. Nga njëra anë qeverisja vendore do të përfitojë burimet e Universitetit dhe mbështetjen akademike të tij për të marrë vendime të informuara për sfidat kryesore me të cilat po përballet.

Bashkitë duhet të kthehen në agjentë ekonomikë të territorit të tyre si dhe me afrimin e anëtarësimit në BE, do të duhet të zbatojnë 70% të rregullave të Bashkimit Europian (acquis communitaire). Ndihma e Universitetit do të jetë thelbësore për t’iu përgjigjur këtyre sfidave.

Një tjetër lajm i mirë me këtë marrëveshje është edhe mundësia që do të kenë studentët e UT për të kryer praktikat e tyre mësimore dhe të punësimit në administratat vendore të bashkive duke i ndihmuar ata të jenë më të familjarizuar me punën e bashkive.

Arbjan Mazniku Universiteti i Tiranes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Ylli Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhet të ishte arrestuar që në krye të herës

22:10 / September 21, 2026

Paga e magjistratëve/ Rama cakton datën, zbardhet ftesa për tryezën e përbashkët drejtuar institucioneve

12:29 / September 21, 2026

“Anëtarësimi në BE është prioriteti i prioriteteve tona” – Peleshi: Më 28 shtator mbahet Konferenca Ndërparlamentare

12:12 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.