“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë qenë në ballë të proceseve tona kombëtare. Kontributi i tyre për ndërtimin e një shoqërie europiane është i pazëvendësueshëm.”
Kështu shkruan deputeti i PS, Ditmir Bushati në rrjetet sociale pas arritjes së marrëveshjes historike politike për qeverinë në Maqedoninë e Veriut midis Zaev dhe liderit të BDI-së Ali Ahmetit.
Më tej Bushati thekson se një përfaqësim sa më dinjitoz në parlament dhe marrja e përgjegjësive në të gjitha nivelet e qeverisjes, është garanci për përmbushjen e të gjitha pikave të Deklaratës së Përbashkët të Partive Politike Shqiptare, të 7 Janarit 2017.
STATUSI I PLOTË
Pas rezultatit në zgjedhjet parlamentare të 15 Korrikut dhe marrëveshjes së nënshkruar sot për qeverinë e re, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, dëshmojnë qartë vullnetin për të çuar përpara agjendën demokratizuese dhe europianizuese.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë qenë në ballë të proceseve tona kombëtare. Kontributi i tyre për ndërtimin e një shoqërie europiane është i pazëvendësueshëm. Një përfaqësim sa më dinjitoz në parlament dhe marrja e përgjegjësive në të gjitha nivelet e qeverisjes, është garanci për përmbushjen e të gjitha pikave të Deklaratës së Përbashkët të Partive Politike Shqiptare, të 7 Janarit 2017. Pika, që do të siguronin barazinë e plotë ndërmjet dy komuniteteve shtetformuese, duke konsoliduar në të njëjtën kohë arritjet e deritanishme që kanë lidhje me përdorimin e simboleve kombëtare dhe përfaqësimin e drejtimin e institucioneve kryesore të shtetit.
Suksese për këtë arritje të merituar!
https://www.facebook.com/ditmirbushati.al/posts/3114142248699536
