TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Bullgaria mban sot zgjedhjet parlamentare, për herë të pestë në dy vite

11:09 / April 2, 2023

Meta: Kur nisesh me shi nga Tirana dhe të pret dielli në Skrapar

10:50 / April 2, 2023

Vodhën para në një firmë ndërtimi, vihet në pranga autori kryesor. Të maskuar dhe me kallashnikov

10:42 / April 2, 2023

Itali, 100 mijë euro gjobë zyrtarëve që përdorin fjalë të huaja

10:28 / April 2, 2023

I vendosën GPS poshtë makinës në Pogradec, pronari i mjetit tregon personat me të cilat ka konflikte

10:12 / April 2, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
OPED

Marrëveshja pa “firma” e Albinit për Vetëvendosjen serbe në Kosovë!

13:48 / March 19, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkruan Kreshnik Spahiu

Çudirat shqiptare nuk kanë fund: Aktivistët e VV quajnë Albin Kurtin hero në 4 raste:
– Edhe po firmosi marrëveshjen me Vuçiç
– Edhe po refuzoi marrëveshjen me Vuçiç
-Edhe po e shtyu disa muaj dialogun
-Edhe po bëri marrëveshja pa firma

atkeqësisht kanë të drejtë ‘armiqtë’ tanë që thonë: “Ju shqiptarët s’keni busull”. Ne besojmë më shumë tek individi se sa tek kauza.
Ne si popull duam partinë më shumë se Kosovën dhe Shqipërinë.

Nga 4 alternativat e sipër shënuara po ndodh më e keqja: “Marrëveshja pa firma” e Albin Kurtit. Me pak fjalë Vuçiç-Kurti e kanë bërë marrëveshjen për Asosacionin serb në Kosovë, por kanë rënë dakord që popujve të tyre t’u thonë: “Nuk kemi firmosur”. Ky pazar diplomatik ishte karamelja që Albini të pranonte braktisjen e kauzës 10 vjeçare kundër Asossacionit, por që mos humbte elektoratin në Kosovë. Tjetër gjë thotë në tavolinë me amerikanët dhe europianët, por tjetër gjë thotë në media për popullin e Kosovës. Që Albini ka bërë “marrëveshje pa firmë” sot e konfirmuan gjithë zyrtarët amerikanë.

1-Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Adrienne Watson, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër të Maqedonisë Veriore më 18 mars.

2-Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në një postim në profilin e tij në Twitter, e ka quajtur marrëveshjen të rëndësishme, duke u shprehur se SHBA-të ofrojnë mbështetje të plotë për implementimin e saj. Albini i harroi krimet e luftës dhe nuk i bëri pjesë të marrëveshjes. Albini harroi mijëra të zhdukur dhe i harroi varret e tyre. Albini e harroi reciprocitetin dhe justifikohet gjoja me njohjeje de fakto, por që de Jure, as Serbia dhe as OKB nuk e njohin. Albini e harroi 10 vite premtim kundër Asosacionit dhe po garanton implementimin.

Deri këtu ende nuk ka asgjë anormale sepse ky ishte një projekt franko-gjerman dhe jo një projekt rus, por problemi kryesor është dyfytyrësia politike: Ndryshe flet me ndërkombëtarët dhe ndryshe me popullin.

Në fakt nuk ka faj Albini, por ata që e votojnë, sepse janë të gatshëm të hanë “sapunin për djathë”. Ata e quajnë Albin hero në të gjitha rastet: po firmosi apo po s’firmosi. Por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Ai do vazhdoj ti thotë: “PO amerikanëve, JO Kosovës”.

E para: Çfarë do bëjë Albin Kurti pas një muaji kur të shpallet Asosacioni serb në Kosovë?

– Po i lejoi të organizohen do dalë lakuriq në sytë e popullit.
– Po i refuzoi të Vetëvendosin do dalë lakuriq tek ndërkombëtarët.
Nëse Albini do e pengoi, atëherë ndërkombëtarët do kalojnë në Planin B: Autonomi për serbet ne Kosovë dhe njohje ndërkombëtare e njëanshme duke izoluar Albin dhe Kosovën.

E dyta: Ngelet për tu parë si do reagojnë militantët dhe votuesit e Vetëvendosjes:

-do marrin pushkët me mbrojt fytyrën gënjeshtare të Albinit?
-apo do marrin pushkët të mbrojnë tokat dhe kufijtë e Kosovës?
Ata pështynë qeverinë e Kosovës 15 vjet, por tani pështymat po u bien në fytyrat e tyre.

Në fakt i “mirëkuptoj” aktivistët e Vetëvendosjes që janë në hall të madh, sepse ju duhet ndërrojnë emrin e partisë VV, pasi marrëveshja për Asosacionin e 10 komunave serbe përkthehet juridikisht: “Vetëvendosje e serbëve brenda në Kosovë”!

Kreshnik Spahiu
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Përse Berishën nuk e ndihmojnë dot këta që po tërheq nga gara

22:13 / March 30, 2023

Unë, Qimi dhe “Syri i byrosë politike”

11:49 / March 29, 2023

Fushata simbolike e PD në Tiranë, do t’i japë identitet betejës në gjithë vendin

21:45 / March 26, 2023

Largimi i Kiarës, shenjë e kiametit!

14:53 / March 26, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Prishtinë, këtë të dielë marshim pro luftëtarëve të UÇK-së

09:52 / April 2, 2023

Është gjallë Martinaj? Ka ardhur një telefonatë me zërin e tij

09:39 / April 2, 2023

“Unë do ta vras atë malokun”, familjarët dyshojnë se Gosa mund të jetë ndihmuar

09:27 / April 2, 2023

Pakt të fshehur me Berishën? Reagon Bardhi: Intriga të vogla për të përçarë edhe më tej PD-në

08:58 / April 2, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Bullgaria mban sot zgjedhjet parlamentare, për herë të pestë në dy vite

11:09 / April 2, 2023

Meta: Kur nisesh me shi nga Tirana dhe të pret dielli në Skrapar

10:50 / April 2, 2023

Vodhën para në një firmë ndërtimi, vihet në pranga autori kryesor. Të maskuar dhe me kallashnikov

10:42 / April 2, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.