Këtë të dielë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë një vizitë në Tiranë. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe disa zyrtarë të tjerë shqiptarë, mes të cilëve dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, me të cilët do të zhvillojë dhe një drekë pune në një prej vilave qeveritare.
Agjenda e bisedimeve ende nuk është zbardhur e plotë, por sipas të dhënave në fokus të takimit mes dy liderëve shqiptarë pritet të jetë marrëveshja e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për planin europian që çon në normalizimin e marrëdhënieve.
Kryeministri i Kosovës është përballur me kritika të shumta nga partitë opozitare në vend, pasi një pikë e kësaj marrëveshjeje është dhe asociacioni.
