Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marrëveshja për targat, SHBA: Rruga e duhur për të ardhmen evropiane! Osmani: Mirënjohës

08:19 / November 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kurti Vucic EU
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 6 orësh negociatash, dy kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës ranë dakord për zbatimin e një marrëveshjeje, me ndihmë të shefit të diplomacisë së BE-së, Borrell. SHBA-ja ka mirëpritur marrëveshjen e arrirë mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të shmangies për përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Në një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price përgëzohet marrëveshja e të dy vendeve “për t’u përqendruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën kujdesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, të cilin Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë si “rrugën më e mirë për të çuar përpara të ardhmen evropiane të Serbisë dhe Kosovës”.

Në deklaratë mirëpritet “vendimi i palëve për të vënë interesat e të gjithë qytetarëve të tyre në krye të vendimmarrjes dhe që të ndërmarrin hapa për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të tyre. Të dyja palët bënë një hap gjigant përpara sot, me lehtësimin e BE-së, drejt garantimit të paqes dhe qëndrueshmërisë në të gjithë rajonin”,-tha Price.

Një përshëndetje të marrëveshjes së arrirë ka ardhur edhe nga një këshilltari i Departamentit të Shtetit amerikan, Derek Chollet ku tha se ka patur një bisedë konstruktive me Albin Kurtin.

“E falënderova për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge përpara për uljen e tensioneve dhe angazhimin për të punuar urgjentisht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të cilin SHBA-ja e mbështet fuqishëm”, shkroi ai në rrjetin Twitter.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e falënderoi ambasadorin amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier dhe qeverinë amerikane “për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes në Bruksel.

“Dua të falënderoj Jeff Hovenier dhe qeverinë Amerikane për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova është mirënjohëse”,-shkroi Osmani.

Kosova dhe Serbia arritën dje një marrëveshje lidhur me çështjen e targave të makinave që përdoren nga qytetarët serbë në veriun e Kosovës, që kishte shtuar shqetësimet për nxitje tensionesh të reja në zonë.

Bashkimi Evropian tha se pas kësaj marrëveshjeje është koha për t’u përqendruar plotësisht në propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, një nismë e cila u bë e njohur si propozimi franko-gjerman, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja për targat SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA përgatitet të evakuojë stafin diplomatik dhe familjet nga Lindja e Mesme, frikë nga s*lmet e Huthëve

22:44 / October 21, 2026

Siguria kibernetike bllokon një pjesë të faqeve në internet nga një alarm global, mund të prekë edhe shërbimet qeveritare

22:00 / October 21, 2026

“Dhuna, armiku i lirisë së të gjithve”, Rama: Dua dialog me këdo që beson se “jam i keq”

20:00 / October 21, 2026

Protestat/ Petro Koçi: Përngjanin me një revoltë të armatosur, studentët të ngriheshin fillimisht kundër korrupsionit të një pjese të pedagogëve

15:20 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.