Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“MarshAllah”/ Rama flet turqisht në Facebook, i sulen komentuesit: Fol shqip, je kryeministër

20:57 / November 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama shkolle
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e një shkollë të ndërtuar, duke u shprehur i mahnitur për punën e bërë nga ekipi teknik. I mbetur pa fjalë, Rama ka zgjedhur që të përdorë fjalën “marshAllah”, frazë që do të thotë “çfarë ka dashur Zoti” dhe përdoret për të shprehur vlerësimin, gëzimin, lavdërimin ose mirënjohjen për një ngjarje apo person.

Përdorja e fjalës, nuk u ka shpëtuar komentuesëve të tij, të cilët menjëherë, me “shpatë në dorë” i kanë kërkuar llogari se përse nuk përdorte fjalë shqipe. Sigurisht që replikat nuk kanë munguar as nga ana e kryeministrit, i cili edhe njëherë ka përmendur “aftësitë” e tij në gjuhën shqipe.

WhatsApp Image 2020 11 17 at 19.40.25

PJESË NGA KOMENTET:

Komentuesi: Një pyetje kam për ju zoti kryeministër, përse në fjalorin tuaj përdorni shumë fjalë turke, mos vallë mungojnë në shqip? Përgëzime për punën që po bëni.

Edi Rama: E para nuk përdor shumë dhe e dyta kur i përdor ato që përdor e bëj sepse më pëlqen tingulli i tyre në një kontekst të caktuar, siç më pëlqen shumë kjo shkolla për shembull në këtë rast! Prandaj ma bëj hallall.

Komentuesi: Je kryeministër i vendit, dreqi ta marrë shprehu si të takon në gjuhën letrare se s’na plasi fare se ku m***n beson në Allah, në Krisht, kjo është më e paktëa që duhet të bësh të shprehësh në gjuhën letrare të gjuhës shqipe.

Edi Rama: Gjuhën letrare e kam merak vetë, shqipen e kam dashuri që s’ma diskuton dot askush, ndërkohë që librat e shenjtë janë për të gjithë, jo vetëm për besimtarët, kulturë quhet ndryshe! Kurse lodrat me gjuhën si ky marshalahu, s’mi ndalon dot ti. Mos u mërzit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Berisha drejt SHBA-së, i ftuar në konferencën e republikanëve në Teksas: “Pres dokumentet, do të marr pjesë”

18:18 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.