Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Martin Camaj agjent i shërbimeve sekrete? Frrok Çupi zbulon të pathënat: Një vit para se të vdiste më tregoi…

20:45 / July 10, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cupi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Debat ka ngjallur një kërkim i studiuesit Auron Tare, sipas të cilit, dy prej figurave të njohura si anti-komuniste, përkatësisht Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, kanë qenë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete, edhe të ish-sigurimit të shtetit. Por Camaj dhe Koliqi ndërkohë njihen dhe si njerëz të letrave por edhe ithtarë të albanologjisë. Materiali ka krijuar reaksion ashtu sikurse dhe pritej dhe për t’i dhënë jehonë këtij debati, të ftuar ishin Auron Taren, autorin e kërkimit dhe analistin Frrok Çupi.

Analisti Frrok Çupi ka treguar se si është njohur me Martin Camajn.

Si e ke njohur Martin Camaj?

E kam njohur në marsin e 91-it. Kam qëndruar gjatë me të, kam folur për plot gjëra, ndoshta dhe për këtë çështje. Kam folur për pikëpamjet e tij politike. Ai ishte padyshim një letrar dhe albanolog i madh dhe ishte i interesuar për veten e tij.

A kishte kompleks ai faktin që ka qenë një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, është pranuar gjerësisht kjo gjë? Thuhet në të gjitha dokumentet që ai në 48-ën u pranua si bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Martin Camaj më ka thënë fjalë për fjalë, nuk dua ta shikoj vendin. Për arsye se letërsia e realizmit socialist plus ai për një vit do të vdiste dhe ai e dinte që do të vdiste në marsin e vitit që vjen. Arsyet ishin këto, më kanë vrarë shokët me të cilët u arratisa. Ai vend për mua është kthyer në një imazh varri. Dhe e dyta letërsia e realizmit socialist ma ka deformuar pamjen e vendit tim. Ndërsa në këtë që thoni ju për kompleksin e tij si bashkëpunëtor në bashkëpunimin e shtetit, prej kohësh është bërë e qartë se Martin Camaj, është bërë e qartë dhe nga vetë sigurimi i shtetit, se Martinin e detyruam nën presion për të nënshkruar një letër dhe s’ka asnjë akt, nuk ka kryer asgjë në raport me sigurinë e shtetit. Këtë letër sigurimi i shtetit, siç edhe thotë ia paraqiti CIA-s dhe të tjerëve për t’i thënë që keni të bëni me një spiun shqiptar. Është një nder i madh të jesh një personazh i CIA-s, nuk është një spiunllëk. CIA ishte një aleat i shqiptarëve, ne merremi vesh. Kishim një aleat që donin lirinë e shqiptarëve, kishim një bishë, një murtajë, që quhet komunizëm, i cili duhej eliminuar sa më parë. Auroni ngatërron aleatin e lirisë me shtypësin e lirisë. Auroni në materialin e vet mbanë anën e xhelatit dhe ndëshkon viktimën. Është denigrues ndaj viktimës. Vetë sigurimi i shtetit thotë se edhe pse e detyruam në forca që të dëshmonte për shokët e vet, ai na dha dëshmi të rreme dhe iku nga Shqipëria. Ne do ta ndëshkojmë njeriun i cili luftoi ndaj armikut tonë, apo do të rrimë me armikun tonë të përjetshëm që ku lexon këtë material thua nuk paska ikur komunizmi akoma. Janë denigruar dy figura madhore të kulturës së identitetit shqiptar dhe të lirisë shqiptare. Auroni nuk më paraqet asnjë dokument, ai nuk është as histori, studim. Auroni për fat të keq i drejtohet vlugut që manipulohet me fjalën sigurim, CIA, me fjalën spiun dhe goditjen ndaj personaliteteve të madh të kombit Auroni për fat të keq e bën poshtë brezit. Domethënë zgjon të gjitha forcat regresive, injorante mbi të cilat u mbështet komunizmi. / tch

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama pas takimeve në Pogradec: “Fiksimi ynë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari”

13:59 / August 25, 2026

Erion Braçe rikthen ambicien për Bashkinë e Tiranës: “Po pres garën dhe do t’i shkoj deri në fund”

10:04 / August 25, 2026

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.