Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Martin Leka: Edhe i djathti më injorant e kupton se PD ka qenë, është dhe do jetë e Berishës

13:00 / May 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
martin leka 654x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Martin Leka është i mendimit se Luzlim Basha do mbahet mend vetëm për aktin që përjashtoi nga grupi i Partisë Demokratike, Sali Berishën.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Leka e cilësoi akt të guximshëm nga Lulzim Basha dhe nënvizoi se ai vuajti më pas pasojat, pasi Sali Berisha e ndau PD dhe e çoi në zgrip.

Duke vijuar më tej tha se Sali Berisha e ka udhëhequr atë parti, madje edhe i djathti më injorant e kupton se sa të jetë, partia ka qenë, është dhe do jetë e Sali Berishës, por e reduktuar në atë farë feje, sa që njerëzit thonë “Edi Rama, paska lindur me këmishë”.

Nisur nga matematika e numrave do e sugjeroja rikthimin e Lulzim Bashës. Nisur nga fryma, nuk do e sugjeroja.

Ajo parti duhet larguar nga egoja e Sali Berishës dhe gjithë këtyre që mendojnë si Saliu. Për atë pjesë të PD që ka mbetur është shumë më mirë Lulzim Basha se sa kushdo tjetër.

Me Berishën, Edi Rama ka për ti fituar zgjedhjet gjithmonë. 95% Sali Berisha, është kryetari i Partisë Demokratike prapë.

Sali Berishës i duhet ndoshta për mbrojtjen e vetë personale, e do për imunitetin e vetë. Berisha nuk jeton dot pa turma dhe protagonizëm.

Sali Berisha dhe Ilir Meta në këto zgjedhje duhet të “dënohen” për faktin se krijuan një precedentë, duke vënë në një zonë problematike si Himara, një njeri me hije problematike, si ai që është në burg dhe që unë nuk e doja në burg në fakt.

Atje ka fituar partia e Vangjel Dules, por kandidati është më problematiku i cili i shtoi problemet me deklaratat për helenizimin e Himarës.

Nëse për të ka prova, ai duhet të shkojë ose në burg, ose i pafajshëm.

Në vijim ai i cilësoi përgjegjës për krijimin e një incidenti diplomatik.

demokratike martin Leka Sali Berishën
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026

KLGJ e KLP caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë, qeveria bllokon në Thesar rrogat e gushtit

15:55 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.