Një çift janë martuar sot në sheshin qendror të Skocisë. Të martuarit janë Mario Bega me origjinë nga Shqipëria dhe partnerja e tij Beth Bega. Ata janë martuar në sheshin e Glasgow. Lajmi u publikua nga mediat e huaja të cilat vunë në pah një specifikë në veshjen e Marios.
Ai ishte veshur me një xhaketë normale sipër ndërsa poshtë kishte vendosur që të vishte fustanellën shqiptare. Në një intervistë për mediat e huaja ata u shprehën se kishin shumë emocione pasi të gjithë po i bënin video dhe po duartrokisnin.

