Nga lumturia në tragjedi. Në dhjetë minuta, një dhëndër me emrin Toraze Davis, vdiq në dasmën e tij pasi u martua me Johnnie Mae Davis, në Nebraska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ajo që do të ishte dita më e lumtur e jetës përfundoi në një tragjedi”, tha një nga të ftuarat në dasmë për rrjetin televiziv amerikan ABC. Pavarësisht se ai u dërgua me ambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, mjekët nuk mundën të bënin asgjë për t’i shpëtuar jetën. Shkaku i vdekjes, një mpiksje gjaku.
Pas asaj që ndodhi, miqtë e çiftit aktivizuan një mbledhje fondesh me qëllim që të ndihmonin nusen për të përballuar shpenzimet e varrimit. Televizioni i lartpërmendur e vlerësoi shumën e grumbulluar në 12 mijë dollarë.
