Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

MAS dhe UMT marrëveshje bashkëpunimi për provimin e automatizuar

17:46 / October 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rektori i mjekesise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Universiteti i Mjekësisë së Tiranës nënshkruan sot marrëveshjen e Bashkëpunimit “Për testimin e informatizuar për maturantët, në kuadër të pranimit në programin ‘Mjekësi e Përgjithshme’ në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë” për vitin akademik 2023-2024.
Kjo marrëveshje është nënshkruar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë së Tiranës Prof. Dr. Arben Gjata.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me organizimin dhe realizimin e testimit të informatizuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, si institucion në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe me përgatitjen e fondit të pyetjeve dhe informimin e maturantëve që synojnë të aplikojnë në programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme”.

Në fjalën e saj Ministrja Evis Kushi u shpreh se menjëherë pas maturës së vitit të kaluar u mblodh një grup pune me përfaqësues nga të gjitha palët e interesuara, ekspertë të arsimit për të evidentuar problematikat dhe mundësitë për ta përmirësuar këtë proces, për të garantuar sa më shumë meritokraci dhe transparencë në procesin e pranimeve në universitet.

“Universiteti i Mjekësisë në fillim të muajit tetor me vendim të senatit akademik ka pranuar që ta përfshijë këtë testim të automatizuar për procesin e pranimit të studentëve dhe ka vendosur që 70% të bazohet në formulën ekzistuese, pra në rezultatet e 3 viteve të gjimnazit dhe provimeve të Maturës, dhe 30% të bazohet në provimin e automatizuar që do të zhvillohet dhe do të administrohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore”, – theksoi ministrja.

Ministria e Arsimit Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Goditet tregtia e dyshuar e paligjshme e markave luksoze në Tiranë, nuk deklaronin të ardhurat nga aktiviteti i tyre

11:00 / July 18, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026

Tragjedi në Tiranë, vetëmbytet gruaja/ Mister shkaqet që shtynë 40-vjeçaren drejt aktit ekstrem

11:09 / July 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.