Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Masa për Alda Klosin, Hoxha: Krim i pastër shtetëror, çështja të ishte hetuar nga SPAK

11:45 / February 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
artan hoxha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi do të njihet sot me masën e sigurisë. Ajo u arrestua për shkak të shumës së madhe të parave që u gjetën në banesën e pastrueses Rozeta Dobi. Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Klosin. Gazetari i kronikës Artan Hoxha, e cilëson si një ngjarje e cila duhet të ishte trajtuar dhe më lart, nga vet ana e SPAK. Në “MCN live”, Hoxha tha se ky është një akt i pastër korruptiv, dhe si i tillë duhej trajtuar nga SPAK, dhe se deri më tani vonesat kanë sjellë penalizim të çështjes, duke u dhënë mundësi të tjerëve të fshehin gjurmët dhe fshirë provat.

“Duke ditur faktet që sollën deri tani te kjo çështje, mendoj se personat të cilët janë gjetur deri tani në këtë histori, janë të interesuar të kenë sa më shumë kohë për të sabotuar hetimin, për të shpëtuar provat. Deri në këtë fazë kemi pasur shumë element që do të na çonte në një histori të madhe në nivelin e korrupsionit sepse ne të gjithë bëmë reformën ne drejtësi e në anën tjetër janë të paprekshmit ata që bëjnë korrupsioni në institucione të larta.

Kemi të bëjmë me një akt të pastër korruptiv, që na çon te fakti që çështja duhet të merrej nga SPAK, duhej trajtuar nga ajo, duhet ta vinte para këtë histori, sepse duke u vonuar kemi humbur aq shume kohë. Nuk e ve në dyshim hetimin nga Prokuroria por nëse do të ishte vepruar më shpejt do të kishim rezultate shumë më shumë se kaq. Kemi të bëjmë me një akt korruptiv, duhet të ishte lënë SPAK-ut, sepse SPAK me mbrojte ligjore dhe legjislative ligjore që ka posaçërisht për këtë gjë, ajo merret me luftimin e korrupsionit, dhe të mos ta çosh atje, më duket e pamjaftueshme.

Kam bindjen se kjo është histori e pastër korrupsioni shtetëror. Do të ishte hetuar jo si vjedhje e thjeshtë, jo si pastrim parash, por duhej trajtuar si një akt i pastër korrupsioni, dhe për mua është humbje kohe, që u jepet mundësi të tjerëve të presin fijet, të fshehin gjurmët”.

Alda Klosi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Operacion antidrogë në Devoll/ Hodhën nga makina qesen me kanabis para arrestimit, pranga dy të rinjve

09:48 / September 1, 2026

Makina përfundon në kanal pranë Spitalit Memorial të Fierit, plagosen 3 persona, drejtuesi në gjendje më të rëndë

18:41 / August 31, 2026

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, motra mes lotësh: Dua drejtësi

16:39 / August 31, 2026

KAS la në fuqi mandatin e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës

15:55 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.