Selenica tronditi mbarë vendin në gusht të vitit të shkuar ku 24-vjeçari Ritvan Zykaj vrau tetë të afërmit e tij, mes tyre dhe dy fëmijë.
Prokuroria ka dërguar në Gjykatë dosjen e 24-vjeçarit, për të cilin kërkon burgim të përjetshëm. “Unë i vrava, më gjeni avokat se nuk dua të më vrisni. Viktimat më akuzonin për çdo gjë, une s’kam vjedhur asnjë pulë. Edhe ju më akuzoni për çdo gjë”, u shpreh në atë kohë autori, i cili për orë me radhë u ndoq nga policia për tu arrestuar 12 orë pas tragjedisë së rëndë.
Ritvan Zykaj qëlloi me breshëri ndaj kushërinjve të tij të parë, mes të cilëve edhe dy fëmijë. 24-vjeçari zbrazi plot dy karikatorë mbi vëllain e gjyshit të tij, Demir Zykaj dhe gruan e 75-vjeçarit, Perije Zykaj.
Viktima mbetën edhe dy djemtë e Demirit, Azem dhe Besim me nuset Afërdita dhe Vasilika, si dhe fëmijët e Besimit, Sara Zykaj 16 vjeç dhe Ledion Zykaj 8 vjeç.
