Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Masakra me dy të vrarë, zbulohet “MP5” dhe pistoleta që përdori Ragip Gila përdori në krim

16:28 / September 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ragip Gila
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një pistoletë dhe një automatik “MP5” model izraelit u përdor nga 29-vjeçari Ragip Gila për të kryer krimin që përfundoi në masakër me dy të vrarë dhe dy të plagosur.

Të dyja armët e zjarrit janë dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore për t’iu nënshtruar një ekspertize të detajuar për të zbuluar nëse janë përdorur ose jo në ndonjë ngjarje tjetër kriminale, apo për të përfituar në to shenja gishtash që mund të ndihmojnë hetuesit për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Të premten, 29-vjeçari Gila doli para gjykatës së Shkodrës ku iu komunikua edhe masa e sigurisë, ajo e arrestit në burg pa afat. Ndryshe nga sa deklaroi në polici pas arrestimit se objektiv të atentatit kishte Erogen Vason që mbeti i plagosur, në sallën e gjyqit autori nuk dha asnjë deklarim mbi rrethanat apo motivet e krimit.

Përveç akuzës më të rëndë, atë të vrasjes dhe plagosjes në rrethana cilësuese, ndaj Gilës janë ngritur edhe akuzat e armëmbajtjes pa leje, grabitjes së pronës me dhunë dhe dëmtimeve të tjera të kryera me dashje. Nga breshëria e plumbave në një lokal në qendër të Shkodrës mbetën të vrarë Liridon Kraja dhe Armando Pali. Ndërsa u plagosën Erogen Vaso i njohur edhe me mbiemrin Brajoviç, si dhe kamerierja 25-vjeçare, Meri Kacerri.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se vrasja ka ndodhur për hakmarrje dhe se Ragip Gila, i cili kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu të jetë paguar nga persona të tjerë. Gjatë kontrolleve që policia ushtroi në lagjen Kiras deklaroi se gjetën bazën e armëve, ndërsa ka shpallur në kërkim dy persona, Barush Bregun, një person i afërt me fisin e Licëve, si dhe një 17-vjeçar.

900 0 1ddca267b47ebacbe2875a85548a7498
900 0 2367b640104af20400e1874a2a01d007

Ragip Gila Shkoder Vrasje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.