Shoqërohet në polici Valter Bami, për masakrën në Larushk. Lajmi u konfirmua nga mediat. Kjo është hera e dytë që Valter Bami shoqërohet.
Gjithashtu bëhet me dije se janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, që mësohet se kanë lidhje shoqërore me Bamin. Sakaq policia më herët ka bërë kontroll në banesën e Bamit dhe personave të tjerë.
Policia është tejet e rezervuar për të dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje.