Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Masat e reja: Situata në Kapshticë, Kakavijë e Muriqan e qetë, udhëtaret pa dokumente karantinohen

11:56 / September 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2021 09 06 at 11 49 58 Masat e reja Situata ne Kapshtice Kakavije e Muriqan e qete udhetaret pa dokumente vete...
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-covid-19 dhe situata në pikën kufitare të Kapshticës duket të jetë e qetë. Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton se deri më tani të paktën 12 udhëtarë që kanë qenë pa dokumentacionin e nevojshëm janë vetëkarantinuar.

Pjesa më e madhe e udhëtarëve, sipas gazetares, kanë qenë të pajisur me certifikatë vaksinimi dhe test negativ PCR. Ata që nuk kanë dokumentet e kërkuara, detyrohen të vetëizolohen në banesa dhe të mbajnë kontakt me autoritetet e shëndetit publik.

Në këtë pikë kufitare nuk ka ende pikë për kryerjen e testeve të shpejta. Ndërsa, në pikën kufitare të Muriqanit gazetari Simon Shkreli raporton se situata është po ashtu e qetë. Sipas tij, të dielën kur ende nuk kishin hyrë në fuqi masat e reja hynë në vend një numër i madh udhëtarësh. Më konkretisht 6,837 qytetarë.

Ndërsa sot, 23 qytetarë që janë kthyer nga Italia nuk ishin të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm dhe janë futur në vetëizolim. Kurse, nga Kakavijë, deri më tani kanë hyrë në vendin tonë 500 persona, prej të cilëve 145 ishin shqiptarë dhe pjesa tjetër të huaj.

Nga këta, 99 persona kanë deklaruar se do të karantinohen dhe nuk e bënë testin e shpejtë në kufi. Ndërsa, 23 persona kane kryer testin e shpejtë në pikën e testimeve që është ngritur në Kakavijë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Itali/ Gjendet i vdekur ish-kreu i policisë, po hetohej për masakrën ku mbeti i vrarë gjyqtari Borselino

17:37 / November 21, 2026

Deklaratat e Ramës për ‘shkarkimet’ në Bashkinë e Tiranës, i përgjigjet Veliaj: Ndërhyrje në kompetenca, po shfrytëzon burgosjen time për të imponuar kontroll politik

16:36 / November 21, 2026

Protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit

15:52 / November 21, 2026

Shkelje në kontrollin e 27 tonë mish derri të importuar nga Brazili, katër inspektorë shkarkohen nga detyra

15:46 / November 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.