Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mashtrimi kompjuterk, si ra policia në gjurmët e 19-vjeçarit. Kërkonte para duke…

12:08 / February 10, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kibernetike
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka zbuluar një tjetër skemë mashtrimi kompjuterik ku përmes profileve të rreme kërkoheshin para për një problem shëndetësor.

Bëhet fjalë për një 19-vjeçar nga Shkodra dhe bashkëpunëtorin e tij 22-vjeçar. Sipas policisë ata kishin hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, me qëllim mashtrimin e shtetasve që dëshironin të jepnin ndihma financiare për persona të ndryshëm.

Nga këto profile, 19-vjeçari kërkonte ndihma financiare për persona që kishin probleme shëndetësore dhe u nevojitej ndihmë financiare nga qytetarë të tjerë.
 
Gjatë komunikimit, ky shtetas u dërgonte dhe të dhënat se ku do të dërgoheshin këto ndihma financiare.  
 
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të dhënat e dërguara nga ky shtetas i përkisnin një shtetasi tjetër, i cili do të bënte të mundur tërheqjen e ndihmave financiare.
 
Pas realizimit të operacionit u konstatua se ky shtetas kishte hapur 10 profile me të dhëna të rreme, nëpërmjet të cilave janë kryer dhe veprimet kriminale.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtyre shtetasve, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 telefona celular, karta SIM dhe dokumente të llogarive bankare.

NJOFTIMI I PLOTE
 
Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit kibernetik.  
 
Operacioni policor “Maskimi”, i realizuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
 
Vihet në pranga një 19-vjeçar, si dhe procedohet penalisht bashkëpunëtori i tij.
 
Pas një hetimi disamujor, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota dhe të shpejta në lidhje me kallëzimin e marrë nga një shtetas, në cilësinë e administratorit të një fondacioni bamirës, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, pas konstatimit se një profil në rrjetet sociale kërkonte një ndihmë financiare prej 25.000 eurosh, në emër të një shtetasi që kishte probleme shëndetësore, ndërkohë që ky shtetas nuk kishte njohje me emrin e shtetasit që paraqitej në profilin e rrjetit social.
 
Pas kryerjes së hetimeve, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin:

• J. M., 19 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.  

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi:

• E. P., 22 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se këta shtetas kishin hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, me qëllim mashtrimin e shtetasve që dëshironin të jepnin ndihma financiare për persona të ndryshëm.

Nga këto profile, ky shtetas kërkonte ndihma financiare për persona që kishin probleme shëndetësore dhe u nevojitej ndihmë financiare nga qytetarë të tjerë.
 
Gjatë komunikimit, ky shtetas u dërgonte dhe të dhënat se ku do të dërgoheshin këto ndihma financiare.  
 
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të dhënat e dërguara nga ky shtetas i përkisnin një shtetasi tjetër, i cili do të bënte të mundur tërheqjen e ndihmave financiare.
 
Pas realizimit të operacionit u konstatua se ky shtetas kishte hapur 10 profile me të dhëna të rreme, nëpërmjet të cilave janë kryer dhe veprimet kriminale.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtyre shtetasve, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 telefona celular, karta SIM dhe dokumente të llogarive bankare.

Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, dyshohet se e zuri korrenti gjatë riparimit të një defekti

23:04 / November 9, 2026

“SPAK sa herë ankohen të dënuarit, i rëndojnë akuzat”, ish-ministri Manjani: Të njëjtën gjë bënë dhe me Veliajn, SHISH institucion parazit

22:19 / November 9, 2026

1000 euro për vezët e femrave, skandali i dhurimit/ Fiks Fare zbulon skemën e paligjshme të klinikave të fertilizimit në Tiranë

21:40 / November 9, 2026

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.