Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mashtrimi me maskat e covid/ Skandali në Itali, hetimi përfshin edhe në Shqipërinë

19:59 / September 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maskat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hetimi ndërkombetar i skandalit të maskave në Itali ndaj një kompanie të huaj që dyshohet se përvetësoi mbi pesë milionë euro përfshin edhe prokurorinë shqiptare.

Kompania mashtruese e cila u pagua për të furnizuar me maska Italinë në kulmin e pandemisë covid-19, por që nuk e kreu detyrën, ka transferuar shuma të konsiderueshme edhe në adresë të një kompanie në Shqipëri, raporton TCH.

Në informacionin sekret të përcjellë prokurorisë theksohet se një kompani me seli në Tirane me aksioner në masën 70 përqind shtetasin Vincenso Nuzielo dhe me 30 përqind një shtetase shqiptare gjenden në listën e shoqërive që u përfshinë në skemën globale të mashtrimit gjatë pandemisë.

“Në rajonin e Lazios, Itali u raportua mashtrimi për maskat nga shoqëria Eco tech srl. Por nga verifikimet e mëpasshme ka rezultuar se kjo shoqëri u zëvendësua me kontrata publike në këtë vend nga kompania Biolife srl citohet në shkresën e autoriteteve të huaja dorëzuar Shqipërisë”.

Në këtë dokument përmendet se shoqëria “Bio Life SRL” ka dyshime se përfitoi vetëm në datat 30 dhe 31 mars 2020 shumën e rreth pesë milione eurove nga rajoni i Lazios si pagesa për pajisje anti covid.

Por më vonë kjo shumë u transferua dhe u tjetërsua drejt shoqërive të ndryshme jashtë Italisë ku një pjesë e tyre i është përcjellë kompanisë Frog në Tiranë ndërsa ngarkesa e porositur nuk mbërriti asnjëherë. Hetimi për maskat fantazëm nisi në Romë dhe përfshiu disa vende, ndërkohë që deri më tani raportohet se përmes kësaj skeme u futën në lojë edhe kompani të tjera transfertat e të cilave dyshohet se janë postuar në vende të ndryshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.