Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mashtroi pronaren e hotelit, Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për ‘mikun’ nga Kosova

10:21 / April 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1547483027 prokuroriaetiranes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës kërkon masën e ‘arrestit me burg’ për Qerim Krasniqin i cili dyshohet për veprën penale të mashtrimit.

Vitin e kaluar ai është njohur me Marjana C., pronare e një hoteli të vogël ku kishte qëndruar si klient. Me atë ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë dhe i ka kërkuar para.

Gruaja i ka dhënë fillimisht 50 mijë euro, pastaj 20 , derisa sipas saj në total janë bërë 135 mijë euro. Marjana thotë se paratë i ka pasur në bankë pasi kishte shitur një shtëpi.

Ajo i ka kërkuar paratë, por ai nxirrte justifikime nga më të ndryshmet, “jam me Covid”, “jam me oskigjeno- terapi”, “mi ka bllokuar banka”,  etj.

Në shtator 2021, Qerimi ka ndërprerë kontaktet me gruan Marjana C., atëherë ajo ka bërë denoncim. Pas shumë përpjekjesh i ka rivënë kontaktet ne përpjekje për të marrë paratë.

Në janar të 2022 ai s’ka pasur më asnjë lidhje apo komunikim me gruan. Prokuroria e ka shpallur në kërkim dhe ai është ndaluar teksa u paraqit në kufi.

Para hetuesve Qerimi ka thënë që Marjanës i ka marre shumën prej 80 mijë eurosh të cilën e ka investuar në kriptomonedha, por e ka humbur.

Ai flet për një shtetas nga Maqedonia e Veriut, por tregon vetëm emrin, jo të dhëna që të mund të identifikohet.

Sakaq në orën 10:00, 30-vjeçari  del para gjykatës për masë sigurie.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, nisur prej vitit 2021, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar ‘Mysafiri’. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit Krasniqi 30 vjeç, banues në Kamenicë, Kosovë, për veprën penale ‘Mashtrimi’”, njoftoi policia pas arrestimit të 30-vjeçarit nga Kosova ditën e djeshme (të dielën).

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.