Seanca plenare e kësaj të marte ka nisur me tensione. Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar sot në Kuvend që të futet edhe projekt-rezoluta për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë. Kurse kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla ai e quajti mashtruese.
Alibeaj: Projekt-rezolutën për denoncimin e gjenocidit serb. E gjeta dhe gjuhën me Shehajn, do duhej të ishte futur në seancë që në 27 qershor, me alibi të tilla nuk mund të shtysh. Kosova thotë nuk do të na ndajë, po bëheni ju shkak për të krijuar nja ndarje artificiale. Ke detyrim ligjor, kushtetuese të rregullores, që një projekt rezolutë ta kalosh në konferencë dhe ta sjellësh në seancë ku gjithsecili të shprehet mbi gjenocidin serb në Kosovë. Këtu do ta keni në çdo seancë. Duhet kurajo intelektuale për të përballuar këtë situatë. E keni detyrim këtu tani. Është detyrim politik, moral dhe institucional për të votuar dhe diskutuar ato projekt rezoluta. Ju po bëheni shkak që të krijoni një hendek artificial.
Lindita Nikolla: Tërhiqeni fjalën pas gënjen! Se sapo e identifikuat që janë dy projekt-rezultuta për të njëjtën çështje. Ju vë në dispozicion vendimin e datës 20, ku thuhet qartë; këto projekt-rezoluta do të diskutohen në Komisionin e Jashtëm. Në komision nuk është arritur konsensus. Mu drejtove me fjalën gënjen dhe dua t’u sqaroj juve dhe të tjerët.