Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Maska po ju acaron lëkurën? Ja si ta mbroni fytyrën në vazhdim

12:54 / April 23, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto woman in white face mask 3873193 1920x885 1 780x4391587552669 1 696x391 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dalëngadalë po i kthehemi një normaliteti të ri dhe kjo do të thotë që ende nuk e dimë për sa kohë do të na duhet ta mbulojmë fytyrën me maska Ekspertët rekomandojnë përdorimin e tyre të nevojshëm gjatë kohës që jemi në dyqanet apo në vende ku grumbullimi i njerëzve është më i madh. Tani çfarë duhet të dimë është se përdorimi i shpeshtë i saj na acaron lëkurën. Madje, në zonat ku maska është në kontakt më të afër me fytyrën, mund të krijohen akne, pika të zeza apo skuqje.

Çfarë duhet të bëni për ta shmangur? 1. Kushtoji vëmendje llojit të maskës që ble Nuk ka rëndësi në fakt nëse është një maskë e blerë apo e bërë vetë, rëndësi ka materiali i saj. Ekspertët rekomandojnë të hiqni dorë nga copat sintetike dhe të zgjidhni diçka të butë, si pambuku. Kështu lëkura do të ndihet edhe më e mbrojtur. 2. Hiq dorë nga grimi për disa kohë Lëre fytyrën të marrë frymë! Vendosja e maskës e përkeqëson një fytyrë me pudër. Do të shihni pore të hapura, madje edhe akne të reja nëse vijoni me rutinën e zakonshme.

3. Hiq dorë nga larësit apo scrub-i i fortë Është koha që ta konsideroni lëkurën tuaj aq të ndjeshme sa të një bebeje. Është e rëndësishme ta hidratoni dhe të përdorni larës që nuk jua lënë të thatë fytyrën, këshillon Anabel. 4. Lani fytyrën sapo të hiqni maskën Qëndrimi me maskë për një kohë të gjatë, nuk e lë lëkurën të marri ajrin që i duhet duke krijuar papastërti brenda saj, që më tej përkthehen në akne. Sapo të shkoni në shtëpi, lani duart, hiqni maskën dhe lani me kujdes fytyrën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.