Mbërritja shpejt e zjarrëfikësve të Burrelit në fshatin Karicë ka shpëtuar 6 pjestarë të familjes së B. Doçit dhe një pjesë të banesës.
Burime pranë Shtabit të Emergjencave Civile të Bashkisë Mat bënë me dije se sapo janë informuar për zjarrin e rënë drejt vendit të ngjarjes janë nisur specialistë të MKZ Burrel si dhe një mjet për shuarjen e flakëve që kishin përfshirë shtëpinë dykatëshe.
Mësohet se 6 pjestarë të familjes janë shpëtuar falë ndërhyrjes së efektivëve zjarrëfikës dhe fqinjëve të familjes Doçi.
Bashkia Mat jo vetëm ka dërguar drejt vendit të ngjarjes specialistët e saj për vlerësimin e dëmit të shkaktuar, por po merr masa për strehimin dhe përkujdesjen për personat që mbetën pa shtëpi.
Ndërkohë Policia e Matit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur.