Ura e fshati Gërman në njësinë administrative Komsi ishin kthyer në shqetësim për banorët e zonës. Prurjet e shumta dhe të rrëmbyeshme të lumit kishin dëmtuar keq këmbët e saj, duke e vënë në rrezik ekzistencën e urës. Ditët e fundit është ndërhyrë duke e bërë më të sigurtë këtë vepër arti, mjaft të rëndësishme për banorët e zonës.
Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj tha se ky shqetësim i banorëve mori zgjidhje: “Banorët e fshatit, Gërman prej disa kohësh ngritën problemin e urës që lidh rrugën e fshatit me qendrën e Njësisë Administrative Komsi dhe lidhjen me qytetin e Burrelit.
Me të drejtë banorët kërkuan restaurimin e urës pasi ishte në rrezik shembje. Bashkia Mat, menjëherë mori masa dhe ka bërë të mundur ndërhyrjen për të eleminuar të gjithë rrezikun që mund ti shkaktohej urës gjatë shirave të dimrit. Falë këtij investimi kjo urë nuk paraqet më shqetësim për banorët e zonës”.