Një banesë trekatëshe është përfshirë nga flakët këtë të hënë në zonën e Ulzës, në Mat.
Sipas burimeve në banesë jetonin disa shtetas turq të cilët kishin harruar furnellat ndezur, ç’ka dyshohet se është bërë shkak për zjarrin e rënë në banesë.
Policia dhe zjarrëfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë më tej për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit ku për fat të mirë nuk ka pasur viktima.
Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se pallati në qendër të Ulzës ka qenë ndërtuar që në vitin 1960. Aktualisht janë 7 familje në qiell të hapur.
Bëhet me dije se banesat e përfshira nga flakët i përkasin shtetasve, Mevlud Rrushiti, Viktor Lleshi, Marie Zeft, Paulin e Bardha Cakoni dhe Met Salia.
