Banorët e fshatit Bushkash në Njësinë Administrative Ulëz ankohen se ditët e fundit janë rikthyer grabitjet e disa viteve më parë.
“Çdo natë vidhen shtëpitë e fshatin tonë, thonë banorët e irritur. Prej disa vitesh jetonim të qetë, nuk kishim shqetësime nga grabitësit. Vetëm tri ditët e fundit janë sulmuar dhe janë vjedhur materiale me vlera të konsiderueshme në disa banesa. Kemi kërkuar ndihmën e Policisë së Burrelit. Ato me siguri kanë informacion për personat që merren me vjedhjet në fshatin tonë, madje Policia duhet ta dijë dhe se ku shiten makineritë bujqësore dhe sendet që vidhen në Bushkash”, theksuan banorët e këtushëm.
Banorët shprehen se do të vetorganizohen dhe do të patrullojnë rrugët e fshatit për të ndalur grabitësit që me siguri janë aty rrotull.