Zylyftar HOXHA
Ka bërë dhe ka bashkuar dy gjëra, jo se nuk bëhen dhe bashkohen bashkë, por se i ka arritur të dyja në përfeksion, që i dhanë famë në të gjithë botën, spiunllëkun dhe seksin. Ajo është bërë femra më e famshme në botë që ka patur si fushë beteje shtratin dhe skenën. Ajo ishte një femër inteligjente që dinte ta bënte jetën, por edhe t’ua transmetonte atë që bënte edhe të tjerëve si një vlerë njerëzore. I tillë është edhe ditari saj perlë që qarkullon në të tërë botën. Domosdo një femër si ajo me me ambicie për luks dhe jetë të shthurur do të futej se s’bën në monopate të rrezikshme aventureske të spiunazhit dhe do të kishte një fund tragjik, siç qe pushkatimi, në atë fund tetori të vitit 1917.
Një jetë e filluar së prapthi
Enigmatikja Mata Hari, e cila u godit nga plumbat e ekzekutuesve të saj atë mëngjes të tetorit 1917, ishte shumë larg karakterit të vajzës holandeze të lindur më 7 gusht 1876 në Leenvarden,Holandë me emrin Margaret Gertrude Zele. Prindërit e saj, Adam Zele dhe Antje Van der Mojlen ishin të pasur. I ati kishte një fabrikë kapelesh dhe së bashku me të ëmën gjithë kujdesin dhe vëmendjen e kishin tek vajza e tyre e vetme. E ëma vdiq kur ajo ishte 14 vjeçe dhe pas kësaj i ati e dërgoi atë në një shkollë murgeshash. Kur mbaroi shkollën në moshen 18 vjeçare, Margareta u njoh brenda disa javësh me një oficer holandez, kapitenin Rudolf MekLod, një burrë rreth të dyzetave, xhaxhai i të cilit ishte admiral dhe që vizitonte shpesh Hagën dhe oborrin mbretëror ku bisedonte me Mbretereshen Vilhelmina. Çifti u martua ne 1895 dhe u nis për në Java të Indonezisë (atehere koloni holandeze), ku MekLodi kryente shërbimin ushtarak. Ata ndërtuan një shtëpi në Banjoe-Biroe, një koloni në Indinë Perendimore me klimë të nxehtë dhe me lagështirë. Imazhi i saj për të shoqin si i pashëm dhe i dashur me të u vanit shpejt. Ai pinte vazhdimisht, ndërkohë që e shoqja luftonte me mërzitjen e izolimit, punët e shtëpisë si dhe një shtatëzëni të vështirë. Më keq akoma, MekLod kishte shumë të dashura nga popullata indigjene, duke i sjelle ato në çdo orë të ditës në shtëpi. Kur Margareta lindi djalin e saj Norman MekLod në 30 janar 1896, i shoqi, sipas të thënave të saj në letrat e gjyqit për divorc, ishte në dhomën ngjitur duke bërë seks me një vajzë indigjene. Femija vdiq disa ditë më vonë, i helmuar pa dashje nga një shërbëtor i pakujdesshëm. Më pas MekLodi i propozoi Margaretes që ajo dhe ai të bënin një lojë të pështirë. Ai do të rregullonte nëpërmjet një ndërmjetësi të dytë që pronarë të pasur plantacionesh nga Java dhe Sumatra të vizitonin të shoqen. Ndërkohë që vizitori dhe e shoqja do të ishin duke bërë seks, MekLodi do të hynte befasisht në dhomë duke luajtur pjesën si bashkëshort i nxehur. Atëhere që të dy do t’u bënin shantazh viktimave të tyre, duke u kërkuar shuma të mëdha parash. Në procesin e divorcit, Margareta tha se ajo ishte mëse naive dhe e manipuluar lehtësisht nga i shoqi. Duke e lënë fëmijën e saj në një nga të afërmit e saj, ajo i shpenzoi të gjitha paratë që kishte marrë nga divorci në mësime vallëzimi. Ajo arriti të mësojë vallëzimet ekzotike në Java, duke shtuar dhe lëvizje të reja që vinin në pah bukuritë e saj fizike. Për të pasur akoma me tepër zhdërvjellesi trupore ajo bënte dhe mësime akrobatike. Në tetor 1903 ajo ishte gati për të joshur botën me vallëzimet mistike të Shivës dhe udhëtoi në Paris për të filluar karrierën e saj. Por ambiciet e saj nuk dolën ashtu siç e priste. Askush nuk e mori në punë. Bukuroshja me këmbë të gjata, sidoqoftë gjeti punë si striper në një nga klubet e dorës së fundit të Parisit. Gjatë 1904, për më të shumtën e kohës ajo punonte më shumë si prostitutë nëpër trotuaret e Parisit, duke u shërbyer deri 10-12 meshkuj në ditë në një bordello të lirë të Parisit. Aty mori një sëmundje seksuale e cila u diagnostikua nga Dr.Bizar (ironikisht, ky doktor do të jetë dhe mentori i saj në burgun e Sent Lazer kur ajo priste skuadrën e pushkatimit).
Gjigante në skenë, perfekte në shtrat
Megjithëse merrte shuma konstante nga Jagovi, ajo përsëri vazhdoi lidhjet e saj dhe jetën e shthurur me diplomatë dhe aristokratë evropiane. Rreth vitit 1912, Mata Hari ishte tanimë dhe balerinë e shkëlqyer. Duke u ushtruar me orë të tëra me vullnet dhe me ambicie, por të mbushura me dhimbje fizike, ajo arriti të bëhej një balerinë e shkëlqyer. Ajo pati suksese të mëdha në Operën dhe Baletin e Parisit si dhe në shfaqje të ndryshme baleti në Madrid, Vjene dhe Berlin. Ne 1912 ajo dha shfaqje ne Skala te Milanos duke ekzekutuar një pjesë nga baleti klasik me muzikë të Bahut dhe të Gambrinit, shfaqje me të cilën ajo fshiu çdo dyshim të kritikëve më të rreptë të baletit në lidhje me mundësitë e saj të kërcimit.
Artiste me një nivel të lartë profesional
Si çdo kush në profesionin e saj, ajo kishte një libër personal me shënime ku lavdërohej dhe ngrihej në qiell ajo dhe shfaqjet e saj. Por në ndryshim nga kërcimtarët e tjerë, ajo kishte dhe një libër të dytë me letra nga qindra admirues të saj, njerëzit më të fuqishëm në Evropë, letra të cilat ishin te gjitha komprometuese. Pa dyshim, këto letra, së bashku me letrat nga përgjigjet e saj (ajo kishte mbajtur një kopje për çdo letër që kishte dërguar) ishin diçka si garanci. Kjo korrespondencë fare lehtë mund të kthehej në një shantazh.
Viti 1912 ishte vendimtar për Mata Harin. Ajo jo vetëm që pati sukseset më të mëdha të karrierës së saj si artiste në këtë vit, por vendosi dhe merrej me diçka tjetër me aventureske dhe më të rrezikshme. Vendosi të bëhej spiune.
Dëshirë e madhe për t’u bërë spiune
Frymëzuesi i kësaj karriere të re do të ishte Jagovi. Gjithmonë besnik në dashurinë e tij për të, ai e ftoi atë në një dhomë private të një restoranti të Berlinit në 1912. Atëherë Jagovi ishte bërë një nga mjeshtrat e spiunazhit ushtarak gjerman. Ushtria gjermane po përgatitej në atë kohë të zhvillonte luftë kundër Francës dhe Anglisë. Jagovi nuk e solli muhabetin rreth e rrotull, por i tha menjëherë që ajo ta përdorte buduarin e saj si një burim të hollash, por njëkohësisht duhet të nxirrte dhe informacione si fitim. Ai i tha se do t’i jepte një listë me emra personash, të cilët do ta paguanin Harin shumë shtrenjte plus 151 dollarë nga xhepi i tij. Ai i tha se kuota do të ishte 30 mijë marka në nate plus 151 dollarë dhe se ajo duhet të merrte sekrete shterëore, politike dhe ushtarake nga këta të dashur. Mata Harit iu vu numri agjenturor gjerman “H.21”, ku prefiksi H, siç u mësua më vonë nga kundërzbulimi aleat qëndronte për spiunët e rekrutuar para gushtit 1914, kur filloi LIB. Jagovi e rregulloi që ajo të merrte pjesë në të gjitha mbrëmjet diplomatike dhe pritjet në Evropën Qendrore dhe Perëndimore, si dhe në Afrikën e Veriut. Në ambasadat gjermane të Amsterdamit, Parisit, Madridit, Vjenës, Kajros, kërcimtarja u njoh dhe arriti të fuste në krevatin e saj diplomatë të lartë dhe ushtarake madhorë, të cilët përzienin të folmen e dhomës së gjumit me infromacione për levizjet e trupave, sasitë e municionit që kishin, operacionet e spiunazhit, manovrat detare, anijet luftarake, armët e reja te artilerisë etj. Të gjitha këto Mata Hari ose “H.21” ia raportonte sa hap e mbyll sytë me detaje Jagovit.
Emri i ri, Mata Hari ose “Sytë e Mëngjesit”
U kthye në Holandë në 1905. Duke këkuar borxh nga të afërm dhe të njohur ajo mundi të mbidhte një shumë të konsiderueshme parash. U kthye në Paris me një garderobë të re dhe u vendos në një suitë të shtrenjtë të hotelit luksoz “Krijon”. Ajo nuk ishte më Margaret Gertrude Zelle. Emri i saj tanimë ishte Mata Hari, një emër skenik që ajo kishte krijuar dhe që do të thoshte “Sytë e mëngjesit” ose “Fëmija e agimit”, sipas qejfit që do të donte Margareta. Duke u hequr si një antarët e një grupi që vizitonin mbretin, Mata Hari thirri në suitën e saj pronarin e një klubi nate, Emil Gyimene. Gyime shkoi me tepër nga kurioziteti, sepse korrieri i kishte thënë se “kërcimtarja më ekzotike në botë donte ta takonte”. Ai u mirëprit nga bukuroshja brune me sytë gjysëm të mbyllur dhe më këmbet e gjata që të ndillte ndjenjën për seks me çdo lëvizje të trupit të saj. I mahnitur nga kjo femër, ndoshta femra më e sofistikuar dhe më e bukur që ai kishte parë, ai ra në dashuri me të. Ai e prezantoi Mata Harin tek shoqëria e lartë pariziane, i ofroi punë si kercimtarja kryesore në klubin e tij dhe u bë i dashuri i saj. Auditori dhe kritikët e ndryshëm së shpejti do t’i faleshin kërcimit të saj ekzotik. Kudo që ajo dilte në skenë, gjendej më pas e rrethuar nga turma pasanikësh që e lusnin t’u bënte favore seksuale në shkembim të shumave të mëdha të parave. Kur ajo doli në skenë në Kazinon e Parisit “Olimpia” si dhe në Foli Berzhe, u desh ndërhyrja e policisë që të shpërndante turmën e mbledhur për ta parë. Ajo atëhere u quajt nga parizianët si “kërcimtarja e kuqe”, nga vellot e shumta të kuqe që kishte kur kërcente Vallen e Dashurisë, Vallen e Mëkatit dhe Vallen e Vdekjes.
Dorë më dorë
Pas dy vjetesh, Mata Hari u largua nga Parisi për të shkuar në një turne në kryeqytetet e Evropës. Ajo vizitoi Londrën, Vienën, Romën, Berlinin. Fama dhe fati i saj gjendeshin në zenith. Për të gjithë meshkujt në Evropë, Mata Hari u bë simboli i seksit dhe i seksualitetit femeror. Ajo u thirr në Berlin për të kërcyer në privat vetëm për trashëgimtarin e fronit, Princin Vilhelm në Berlin. Princi dhe kërcimtarja patën një lidhje të shkurtër të pasionuar, gjatë së cilës Vilhelmi i dha Mata Harit diamante dhe smeralde me një vlerë rreth 100 000 dollarësh. Kur perandori Vilhelm mori vesh për lidhjen e të birit me kërcimtaren, princi Vilhelm e nxori atë në publik. Në një rast kërcimtarja e famshme ishte në krah të princit gjatë një parakalimi të trupave perandorake në Berlin. Në 1907 ai e shoqëroi Mata Harin në dhomat e oficerëve të tij ku e urdhëroi të kërcente lakuriq para njerëzve të tij. Pas disa kohësh ajo iu mërzit dhe ai ia pasoi kunatit të tij ëe ardhshëm, Dukës së Brunsuikut, i cili pas disa muajsh ia pasoi shefit të policisë së Berlinit, Traugot fon Jagov. Jagovi ishte një burrë i shëndoshë dhe pa flokë.
Në Francë, por francezët dyshues
Kur filloi lufta në 1914 shkoi në Francë. Agjentet e kunderzbulimit francez e vezhgonin nga afer kercimtaren kur ajo shkonte per darka , në suiten e hotelit të saj me zyrtare të lartë të Ministrisë së jashtme. Kur agjentet e kundërzbulimit francez ishin gati të mbyllnin dosjen për Mata Harin, një oficer i lartë francez, mik i ngushtë i Mata Harit, rregulloi që Mata Hari të merrte një lejekalimi speciale për të shkuar afër fshatit Vitel, afër vijës së frontit.
Limon i shtrydhur
Nga gjermanët ajo kthehet me francezët. Ajo kërkoi të shkojë në Gjermani dhe t’u japë të dhëna francezëve. Por nuk u tregua e zgjuar dhe profesioniste. Për gjermanët ajo ishte bërë limon i shtrydhur, francezëve u shiti informacion. Gjithashtu, gjermanët e kishin marrë vesh se spiunia e tyre ishte identifikuar muaj më parë. Ishte shumë e rrezikshme që ta përdorje tani me efektivitet. Duke parë se nuk ishte me “bukuroshja spiune ideale”, Mata Hari shkoi tek shtete të tjera të huaja për t’u ofruar shërbimet e saj. Por ata e kthyen pas. Jagovi e kishte të qartë dhe e kishte pranuar faktin që Mata Hari do të përdorej si mish për top. Ai i dërgoi nje telegram ambasadës gjermane në Madrid, që agjenti “H.21” të kthehej në Francë nëpërmjet një legate neutrale dhe t’i paguheshin 15 peseta. Zbulimi francez e kapi këtë telegram dhe e identifikoi agjentin “H.21” si Mata Harin. Agjentët francezë u vunë në kërkim të rezidencës së saj dhe e gjetën në hotelin “Plaza Athenee” në avenyne Monten. Ajo kishte me vete çekun që ishte paguar, por nuk e kishte thyer atë dhe ta kthente në të holla. Kjo qe edhe prova që u dënua si spiune.
Fundi tragjik, por edhe heroik i Mata Harit
Në mëngjesin e 13 shkurtit 1917, Mata Harri u arrestua dhe u çua ne burgun fortesë të Fobaurg Sent Deni ku u mbajt në një qeli të veshur me pambuk që të mos kryente vetëvrasje. Gjyqi e dënoi me vdekje. Një ditë para datës së ekzekuimit ajo qëndroi konfidente dhe pothuajse buzëqeshte. Atë ditë, pranë saj ishin dhe një murgeshë dhe dr.Bizar, në të njëjtën qeli me të. Murgesha ishte instruktuar që të kujdesej për të nga afër dhe të mos ta linte atë të vriste veten para se ëe ekzekutohej. Për t’i ngritur moralin, murgesha i tha Mata Harit: “Na trego sa bukur kërcen”! Spiunia u ngrit në krevatin e vogël duke buzëqeshur, zgjidhi rrobën e saj dhe filloi të kërcente ngadalë brenda në qeli. Në orën 4 të mëngjesit, komandanti i togës së pushkatimit, Zhylien, erdhi në qeline e saj. Pasi i kërkoi murgeshës ta zgjonte Mata Harin, priti me durim derisa ajo veshi pallton e saj më të ngrohtë, duke biseduar me të. Gruaja e dënuar me vdekje i tha: “Është ftohtë. Fjeta kaq mirë. Po të ishte ndonji ditë tjetër, nuk do të kisha falur që me zgjove kaq herët. Pse e keni këtë zakon t’i ekzekutoni njerëzit në të gdhirë? Në Indi është e kundërta. Të ekzekutojnë në mbëemje. Po të ishte kështu do të preferoja të shkoja në Vinsene (vendi i ekzekutimit) pas një dreke të mirë. Më jep pak çorapet. Dua gjithmonë të jem e veshur mirë”. Pasi pudrosi fytyrën, spiunia ia bëri me kokë Zhylienit, duke i thënë: “Zotëri! Jam gati!”. Te vendi I ekzekutimit e prisnin 12 ushtarë të zgjedhur nga regjimenti i Zhuaves. Një oficer ofroi t’i lidhte sytë, por ajo refuzoi. Kur ai kërkoi t’i lidhte trupin pas shtyllës së pushkatimit, ajo e shtyu me një buzeqeshje, e cila vazhdoi derisa 12 ushtarët që qëndronin 10 metra larg trupit të saj qëlluan. Kur Mata Hari ra në tokë e goditur, një oficer u afrua dhe me një pistoletë e qelloi në kokë mbrapa veshit. Ishte goditja tradicionale “coup de grace”. / Dita