Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Rikthim në fushë, Partizani sot rigjen përballë një “ish”. “Demat” e Skënder Gegës nisin provat gjenerale

11:18 / June 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gega512
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partizani do të zbresë sot në fushë për herë të parë, pas përfundimit të sezonit 2024-25. Përballë do të jetë Ballkani, ndërsa ndeshja do të luhet te stadiumi i Ohrit, prej orës 16:00.

Kjo sfidë u paraprin përballjeve në Europë, ku Partizani nis rrugëtimin nga turi i parë i Ligës së Konferencës.

SKËNDER GEGA- Fokusi i miqësores në Ohër nuk do të jetë rezultati për trajnerin e Partizanit. Gega ka për synim të shikojë gjendjen e 24 lojtarëve që janë të pranishëm aktualisht. Për këtë, të gjithë pritet të marrin minuta, të ndarë sipas pjesëve të lojës. Të kuqtë kanë disa lojtarë nga akademia, që janë në fokus po ashtu për të ardhmen. Sot do të jetë një miqësore ku trajneri Gega ka mundësinë të eksperimentojë me të gjithë pjesëtarët në skuadër. Në vazhdim pritet të kristalizohet formacioni.

TRI NDESHJE- Partizani do të qëndrojë në Ohër për dy javë. Dje mbylli ditën e tretë të stërvitjes, ndërsa është larguar nga Tirana që nga e hëna e kësaj jave. Janë programuar tri ndeshje miqësore. Pas ditës së sotme ku do të sfidohen nënkampionët e Kosovës, Ballkani, përballë do të jenë Rabotnicki i Maqedonisë së Veriut dhe Dinamo. Dy sfidat e fundit pritet të luhen më 24 dhe 28 qershor.

ORGES SHEHI– Kundër Partizanit të Skënder Gegës, sot do të jetë Ballkani i Orges Shehit. Ky i fundit mori drejtimin e suharekasve në dhjetorin e kaluar. Shehi ka pasur deri tani në Kosovë një ecuri thuajse të njëjtë me kohën e kaluar te Partizani. Fati i sjell sërish përballë, ndërsa më parë ndodhte kur drejtonte Tiranën.

NEVOJA PËR NDRYSHIM– Te Partizani shfaqet dukshëm nevoja për ndryshim. Nga janari, të kuqtë nuk prodhuan lojë për të dominuar rivalët e Superiores. Largimet me peshë gjatë sezonit dhe disa të tjerë së fundmi, bëjnë që të mungojë një ide për Partizanin e ri në fushë. Koha është i vetmi element kundër Partizanit të ri, pasi Europa qëndron tri javë larg. Të kuqtë e përfaqësojnë Shqipërinë si vend i tretë në Ligën e Konferencës. Për më tepër që në të dyja turet ku ka njohur shortin, mbajti koeficientin 6.5 si skuadër favorite. Skuka, Isgandarli dhe Martinez janë lojtarët e vetëm të zyrtarizuar deri tani. Prurje të reja apo rikthime në ekipin e parë nga akademia, si Oresti Rifa, po vëzhgohen me kujdes nga trajneri Gega.

demat gjenerale partizani provat skender gega
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pjesa e parë 0-0, Andorra–Shqipëri barazim pa gola

22:00 / November 13, 2025

Botërori 2026/ Norvegjia me “një këmbë” në fazën finale, Hungaria shtyn festën e Portugalisë

20:41 / November 13, 2025

Stërvitja e dytë e Kombëtares në Barcelonë, fokusi te taktika dhe goditjet standarde

20:59 / November 11, 2025

Del Piero mbush 51 vjeç, klubi bardhezi e uron me tortën e veçantë

12:03 / November 9, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.