Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Maturantët, 48 orë afat për ata “në dyshim për të zgjedhur”, Çrregjistrimet bëhen në 10-11 tetor

15:20 / October 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Universitete 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është mbyllur edhe raundi i dytë i regjistrimeve në universitete, duke ezauruar shumicën dërrmuese të kuotave në IAL-të publike e private, plot 19 mijë. 48- orëshi që pason është për të lëkundurit.

Ata që janë të pakënaqur me degën ku janë regjistruar (qoftë në raundin e dytë, por edhe të parin) dhe mendojnë se mund të kapin diçka edhe më të mirë me pikët që kanë në raundin e tretë kanë ende kohë ta bëjnë sot dhe nesër.

Ndonëse përkojnë me ditë pushimi, sekretaritë e universiteteve janë në punë për kandidatët për studentë. Por, duhet pasur kujdes. Përpara se të kryejnë çregjistrimin, të rinjtë duhet të sigurohen më parë se ka kuota të lira ende në programin tjetër që mendojnë se do ta fitojnë. Për këtë, duhet të konsultohen me tabelën e kuotave të lira, për dhjetë programet ku kanë aplikuar.

Nga ana tjetër, duhet të kenë në konsideratë edhe garën e rritur me aplikuesit shtesë që shtohen pas çdo raundi, si dhe ngushtimin e mundësisë për të pasur vende të lira, pas çdo faze që kalon.

E hëna shënon një shans të ri dhe të fundit për të rinjtë, nisjen e raundit të tretë. Ndryshe nga dy raundet e para, janë vetëm tri ditë aplikimi, pra, 72 orë afat për të rinjtë për plotësimin e formularit të aplikimit. Pjesë e tij mund të bëhen të rinjtë aplikues në raundin e parë dhe të dytë që nuk u regjistruan në asnjë program studimi, të çregjistruarit si dhe të rinjtë që mundën të aplikojnë këto ditë me rihapjen e portalit të maturës.

Nga 22 mijë të rinj që aplikuan në krye të herës, rreth 19 mijë prej tyre e kanë gjetur veten, ndërsa të rinjtë i janë bashkangjitur garës në raundet pasuese. Ky i fundit pritet të ezaurojë edhe së paku katër mijë kuota të tjera të lira.

Ndryshe nga vitet e kaluara, pandemia këtë vit la në Shqipëri ekselencën shqiptare, e cila ezauroi që në krye të herës kuotat më të kërkuara. Sipas të dhënave të ministrisë, 40 për qind e të regjistruarve deri më tani janë me mesatare mbi 8.5.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.